TIRANE - Familjarët tregojnë se Janaq Paço u detyrua që Gladiatorët të mos pësonin të njëjtin fat me nudot. I fshehu ato në një pjesë private të tij, në mënyrë që askush të mos i dinte. I druhej një shkatërrimi të dytë të kësaj vepre. Në vitin 1993 ai nuk trashëgoi studio, pasi studioja e tij ishte pronë e familjes Toptani. U detyrua që e gjithë vepra e tij të shpërndahej lart e poshtë.
Një pjesë i ka në shtëpi, një pjesë tek firma “Halili”, ndërsa 43 pjesët e ndara të Gladiatorëve nuk ishte e mundur të mbaheshin në një ambient tjetër. Më ndihmën e Neritan Cekës, u urdhërua Muzeu Arkeologjik i Durrësit të hapte një ambient për t’u vendosur, dhe aty u strehuan deri në vitin 2008, afro 15 vjet. Më pas u hodh ideja që kjo vepër duhet çuar atje ku ishin ideuar, dhe projektuar për tu vënë në shërbim të popullit.
Kliti, djali i Janaqit dhe nipi Nikolin Kurti vajtën në Durrës, i gjetën, i identifikuam, dhe i sollëm pranë qendrës së realizimit të veprave të artit. Menjëherë trokitëm në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Ministër ishte z. Ylli Pango, i cili i priti me shumë dashamirësi. Nikolini thotë se “Erdhi vetë i pa, u bënë urdhrat përkatës si ministri u benë të gjitha vlerësimet e duhura në mënyrë që të fillonte puna për derdhjen e tyre.
Por në muajin mars fatkeqësisht ai u largua nga detyra dhe erdhi Ministër Ardian Turku, edhe ai e mbajti detyrën deri në shtator, më pas Ministër u bë, Ferdinand Xhaferi, që për hir të së vërtetës nuk gjetëm dashamirësinë e duhur megjthëse trokitëm disa herë. Kështu kjo punë mbeti në zvarritje, ndaj duhej marrë një vendim i prerë dhe i fundit: kjo ministri do të merrej me këtë vepër apo përfundimisht kjo vepër do të përfundoj si nudot e Paços, ta shkatërrojmë dhe ta hedhim në Lanë që të rrimë të qetë të gjithë.
Trokitëm së bashku me Dorinën tek Ministri Aldo Bumçi, i cili e priti me kënaqësi dhe e vlerësoi jashtëzakonisht këtë gjë. -Çështë bërë iku, por ne do të merremi me këtë vepër dhe për 100 vjetorin e Pavarësisë do ta ekspozojmë aty ku e meriton pranë amfiteatrit të Durrësit”. Kompleksi monumental i dy gladiatorëve është vlerësuar nga komisioni i vlerësimit të veprave të artit pranë Ministrisë me 200 mijë Euro, në pasaportën që është lëshuar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com