TIRANE- Trafikantët shkëmbyen zjarr me policët italiane kur ajo i ndoqi sepse mbanin në gomone një sasi relativisht të vogël marijuane. Disa versione janë dhënë për ngjarjen e 6 ditë ditëve më parë në Seman të Fierit, ku fillimisht u përmend një gomone e më pas pala italiane e ajo shqiptare thanë se ngjarja ishte aksidentale dhe se motovedeta ishte për patrullim rutinë, kur mbeti në cekëtirë. Burime të mirëbesuara pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se pala shqiptare, atë ditë ka sekuestruar një mjet lundrues, me një sasi jo shumë të madhe kanabisi në të. Ndjekja ka qenë jo shumë e gjatë, ndërsa gjatë 1 ore në det pati të shtëna me armë.
Mirëpo, policia italiane dhe ajo shqiptare, kur shkuan në vendngjarje, gjetën gomonen e braktisur, ndërsa s’kishte gjurmë nga njerëzit që ishin atje. Dyshohet se trafikantët e kanë hedhur në det pjesën më të madhe të drogës dhe janë larguar. Anija e flotës detare shqiptare "Oriku", e cila mori përsipër operacionin për nxjerrjen e motovedetës ndërpreu atë ditë operacionin e nxjerrjes, pasi nuk mundi të afrohej më pranë brigjeve për shkak të dallgëve, teksa nesër mendohet se do të realizohet nxjerrja e saj.
Motovedeta e Guardia di Finanzia e bllokuar në gjirin e Semanit në Fier, pasi ka mbetur në një cektinë me baltë dhe nuk lëviz dot. Marinarët shqiptarë dhe italianë kanë koordinuar punën, ndërsa në mjetin lundrues të ardhur nga Italia, ishin edhe dy efektivë të Guardia di Financës. Fillimisht u tha se se nuk do të nxirrej shpejt nga cektina, kishte rrezik që motovedeta mund të mbytej, por pritet që nesër të kryhet gjithça, në varësi të kushteve atmosferike.
Shkrimi u publikua sot (04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com