Një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Seria A teksa në Firence përballeshin Fiorentina dhe Napoli, një ndeshje që përfundoi me shifrat 0-0.
Në një moment trajneri i Napolit Luciano Spalletti nuk i duron dot të sharat nga e ëma dhe afrohet të sqarohet me një tifoz në tribunë, por ndërkohë i vjen një shishe drejt kokës nga një tjetër tifoz. Teksa përballet me tifozin e parë ku i fundit tenton ta godasë trajnerin me shuplakë, por ndërhyrja e security shpëton trajnerin.
Si pasojë e episodit rrezikon të dënohet jo vetëm Fiorentina, por edhe trajneri Spalletti.