Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Sipas informacioneve i riu me iniciale A. D., kishte konsumuar pije alkoolike dhe po prishte qetësinë publike duke ngritur zërin e kasetofonit në makinë.
Banorët kanë njoftuar policinë pasi janë shqetësuar nga muzika e lartë në makinë. Grupi i gatshëm e mori dhe e dërgoi në spital ku ju bë inxheksioni kundër alkoolit.

Pikërisht në spital ai ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë kur ata po e merrnin për ta dërguar në mjediset e komisariatit të policisë ku do të bëhej edhe denoncimi për prishje të qetësisë publike.
Komente

