Pak orë para ndeshjes miqësore në turin e Azisë mes Inter dhe Manchester United mediat ndërkombëtare raportojnë për detaje të reja rreth tratativës për Lukaku-n, që është shndërruar në objektivin primar të ziklatërve.
Edhe pse është përfolur për disa oferta, sipas ‘sky sport’ në versionin anglez, Interi zyrtarisht ka paraqitur ofertën e parë për United, që është hedhur menjëherë poshtë nga klubi anglez.
Italianët sipas këtij burimi kanë ofruar për sulmuesin belg 60 mln euro, një shifër shumë laarg pritshmërive të Manchester United. ‘Djajtë’ pretendojnë dhe nuk heqin dorë pa 83 mln euro, një shifër e shpenzuar dy vite më parë për ta blerë nga Everton.
Gjithsesi kjo është vetëm tentativa e parë, pasi pritet që Inter të mos heqë dorë për futbollistin, i cili pëlqehet jashtëzakonisht nga Conte.