Papritur ministër, çfarë mendon për Tahirin e Xhafajn, Sandër Lleshi: Rama më dha një letër me 10 pika

Papritur ministër, çfarë mendon për Tahirin e Xhafajn, Sandër Lleshi: Rama më dha një letër me 10 pika

Sandër Lleshi

Sandër Lleshi, i propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e ministrit të Brendshëm, ende i padekretuar ka folur për herë të parë duke treguar ofertën e shefit të qeverisë dhe arsyet se përse e ka pranuar.

Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë. Tetë orë para jush. Unë s’kam pasur ambicie politike, po të kisha pasur do t’i isha bashkuar ndonjë formacioni politik. Unë jam këshilltar i kryeministrit për Sigurinë Kombëtare dhe ndaj shumë gjëra me të. Propozimi nuk mund të kundërshtohej për faktin se vinte nga Edi Rama dhe për faktin se jam ushtarak dhe jam mësuar që sfidave të mos u iki. Në fakt unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jam i specializuar

Sandër Lleshi

Ai ka zbuluar se kryeministri Rama i ka dhënë një letër me 10 pika.

Edi Rama më ka dhënë një letër me 10 pika. Nuk do t’jua tregoj atë letër, por aty ka autoritet dhe pushtet të pakufizuar për punën time. Nuk kam asnjë kufizim. Nëse do ketë sukses do të jetë i një stafi të madh, por nëse do të ketë dështim, ai do të jetë imi.

Sandër Lleshi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka folur në Opinion edhe për dy paraardhësit e tij. Duke qenë se prej 5 vitesh ka qene në pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, Lleshi ka pranuar se pjesë e punës së tij ka qenë edhe bashkëpunimi me Ministrat e Brendshëm, konkretisht Tahiri dhe Xhafaj.

Nuk  isha përgatitur dhe për njerëzit nuk shprehem. Kam mendim pozitiv për të dy. Dihet që zoti Xhafa e mori Ministrinë në një situatë të ndërlikuar. Ka bërë punë pozitive. Për zotin Tahiri e di që ka punuar me dinamizëm dhe aksion të madh. Kursej çdo opinion tjetër duke qenë se është në gjykatë dhe nuk më takon të jap unë mendime

Sandër Lleshi

Gjatë intervistës Sandër Lleshi ka rrëfyer për herë të parë arsyen që e shtyu për të zgjedhur shkollën ushtarake në Tiranë.

Në klasën e 8 rashë në kontakt me një revistë ushtarake. Fantazia e fëmijës u zgjua dhe vendosa të shkoj në shkollën ushtarake. Takova mësuesen time dhe i thashë se do shkoj në shkollën ushtarake. Mësuesja dhe familja më doli kundër që të mos shkoja në shkollën ushtarake. Por në këtë rast fitoj fëmija. Shkolla ushtarake ishte një shkollë spartane, e fortë dhe shumë ushtarake dhe fizike. Pastaj shkova në Akademinë Ushtarake dhe zgjodha një degë teknike, pra u specializova tek radarët.

Sandër Lleshi

Sandër Lleshi u propozua nga Rama ditën e shtunë për të zëvendësuar Fatmir Xhafajn në postin e ministrit të Brendshëm, ndërsa ditën e enjte pritet që të kalojë emri në parlament dhe më pas betimi në Presidencë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agimi: 02/11/2018 14:00

    Xhafaj gezon respektin e gjithe popullit se ka bere per shqiperine ate qe seshte bere per 25 vjet me radhe.

    Përgjigju
  • Tori: 02/11/2018 13:59

    Xhafaj do mbahet mend gjate si njeriu qe luftoi kanabisin deri ne diten e e fundit te punes se tij.

    Përgjigju
  • Grejsi: 02/11/2018 13:57

    Kujt i ngeli te jape mendime.Nuk ka minister qe krahasohet me zotin xhafaj.Puna qe beri ai ne nje periudhe te tille te nderlikuar nuk le hapersire per fjale.

    Përgjigju
  • ULLIRI COPANIT: 29/10/2018 23:08

    O ZOTI SANDER MOS BJER PRE E MEDJEVE KU DREJTUSI PAGUHET SA 10 PRESIDENT POR FJAL PAK DHE PUNE SHUM SE STE MUNGON ASGJE .FJALA NE GOJEN E BERISHES ASHT HELM PRANDAJ LARG ANALISTEVE TE SHITUR SIMBAS KAZANIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve