Oferta nga Barcelona, agjenti: Hysaj
s’ka arsye për t’u larguar nga Napoli

Oferta nga Barcelona, agjenti: Hysaj<br />s’ka arsye për t’u larguar nga Napoli
Menjëherë pas interesimit të Barcelonës për shqiptarin, ka reaguar agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi.
 
“Hysaj nuk është në shitje, ai ka treguar shumë me Napolin dhe ai është i lumtur në këtë qytet. Klubi dëshiron të rishikojë kontratën e tij, kështu që nuk ka asnjë arsye për t’u larguar.
 
Hysaj është i qetë, sepse unë mendoj se ai është i palëvizshëm nga krahu i djathtë, pavarësisht faktit që Napoli është duke kërkuar një mbrojtës si Fabinho nuk më mërzit”deklaroi agjenti.
 
Por pavarësisht deklaratës së agjentit vështirë që një lojtar do të refuzonte një ofertë kur vjen nga një nga klubet më të mëdha në botë dhe në ekip do të luante me një nga më të mirët në botë si Lionel Mesi.
 
Megjithatë fjalën e fundit e ka vetë Hysaj pas Europianit që po zhvillon me Shqipërinë. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë