Oferta për PD, Rama: Task-forcë
për monitorimin e ministrive

Oferta për PD, Rama: Task-forcë<br />për monitorimin e ministrive
TIRANE- Gjatë tre orëve negociata në PresidencëEdi Rama mësohet se i ka ofruar Lulzim Bashës emërimin e një zv/kryeministri të dytë përveç Niko Peleshit.
 
Ky person i propozuar nga PD do të ketë rol kontrollues të task-forcave që Rama i ka ofruar Bashës të ngrihen pranë disa ministrive dhe drejtorive që lidhen me procesin zgjedhor.
 
Pjesë e ofertës ka qenë dhe pasja e disa zv/ministrave demokratë në kabinetin Rama. Por që janë refuzuar nga opozita të cilët nuk heqin dorë nga koka e kryeministrit. 

Rama: Monitorim strukturave shtetërore
Kryeministri Edi Rama përcolli gjatë një deklarate për mediat dy mesazhe nga tryeza me kryetarin e PD, Lulzim Basha, atë të monitorimit të strukturave shtetërore që kanë lidhje me organizimin e procesit zgjedhor si dhe nuk ka ndryshim për datën e zgjedhjeve. 

Sa i takon ofertës për t'i lënë opozitës postin e zv/kryeministrit dhe disa poste ministrore, Rama la të kuptohej se një propozim i tillë qëndron dhe se është hedhur për diskutim nga mazhoranca në tryezën e negociatave tre orëshe sot në Presidencë. 

"Kemi rënë dakord që të mos flasim, por mesa duket, fjalët i ka marrë era dhe i ka sjellë deri te ju", ishte përgjigja e kreut të qeverisë, ndërsa shtoi se një lëshim të tillë nga maxhoranca ai as nuk e ëndërronte në kohën e Berishës. 

Ngritja e një task- force për të monitoruar punën e strukturave shtetërore dhe rolin e tyre në zgjedhje ka një prej pikave kryesore të diskutuara në tryezë, ku maxhoranca ka bërë lëshime.

Detajet e kësaj oferte për opozitën i dha vetë kryeministri Edi Rama. 

"Unë kam propozuar atë çka adreson, besoj shumë, problemet më objektive. Pra, një monitorim si asnjëherë më parë të të gjithë strukturave të shtetit, të Policisë së Shtetit, të drejtorive rajonale të arsimit dhe të gjithë sistemit arsimor, të burgjeve ku janë edhe pikat që kanë qenë vazhdimisht pikat e adresuara si problematike në raportet e ODIHR-it.

Dhe njëkohësisht një rregullore të dakordësuar për mënyrën si duhet të shmanget qoftë përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë, qoftë edhe një kategorie të caktuar aktivitetesh qeveritare që nuk duhen përdorur në fushatë.


Më shumë se kaq nuk ka", u shpreh Rama. 

I pyetur nëse do të ketë një tjetër takim Rama-Basha pasi ai i kësaj të mërkure nuk prodhoi rezultat, Rama tha se është i gatshëm. 

"Unë s’kam lënë takim tjetër, por jam i gatshëm nëse duan ata. Por asgjë më shumë se kaq", u shpreh Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal