I arrestuar për laboratorin e kokainës në Xibrakë, OFL i dërgon formularin e pasurisë! Në 'sitë' dhe 6 të dënuar të tjerë

OFL i dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 7 të dënuarve. Një prej tyre është edhe Arjan Dalipi i arrestuar për laboratorin e kokainës në Xibrakë.

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Faslli Buzi, banues në Fier,i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Nazmi Aliu (alias Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

Dëfrim Kurtdeda (alias Dëfrim Sina), banues në Lushnje, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tantativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim;

Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;

Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;

Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marsel Selamaj, banues në Berat,  i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton policia.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • OFL ?????: 16/10/2020 22:40

    Po atij Hoxhes se xibrakes pse nuk i coni formular ju o OFL?! Pse njerit po e tjetrit jo...?! O OFL a jeni forca e ligjit apo Ligji i te Fortit...?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit