TIRANE-  Operacioni "Forca e Ligjit" i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për vepra të ndryshme penale. Fomulari i është dërguar: A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

"Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Dalin pamjet, këto janë makinat superluksoze të sekuestruara nga OFL

Policia e Shtetit ka publikuar për herë të parë pamje nga makinat superluksoze të sekuestuara nga Operacioni Forca e Ligjit. Ata u sekuetsruan nga oparacioni i Policisë së Shtetit të shtrirë në të gjithë qytetet e vendit sipas urdhrit të lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu për “makinat e luksit”.

Ky aksion i ndërmarrë nga Policia e Shtetit u bë në një kohë kur OFL ka lëshuar formularë auto-deklarimi dhe ka sekuestruar pasuritë e disa prej personave të skeduar apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale.

1582200307_makinaofl.jpg