Llazar Bicja, ish kryetari i PS në Cërrik dhe ish-anëtari i bandës së Cërrikut gjatë vitit 1997, bandë e cila ekzekutoi 5 gardistë në muajin Maj në këtë qytet, është vënë në “sitën” e operacionit “Forca e Ligjit”.
Oficerët kanë kërkuar që i dënuari me 14 vite burgim Bicja, të vetëdeklarojë pasurinë që disponon në emër të tij dhe familjarëve, për shkak të nisjes së procedurave të hetimit pasuror. Llazar Bicja, rezulton i dënuar nga gjykata me 14 vite heqje lirie, si njëri nga personat që kishte organizuar vrasjen e 5 gardistëve Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini dhe Petrit Ndoi.
Llazar Bicja, gjatë periudhës kur ka ndodhur masakra e Cërrikut në Maj 1997, ka mbajtur postin e Kryetarit të Partisë Socialiste në këtë qytet. Sipas akuzës ai ka qënë njeriu që ka bashkëpunuar me persona të armatosur dhe organizuar pritën ndaj autokolonës së Gardës së Republikës.
Tashmë pas marjes së vendimit të dënimit, Llazar Bicja, duhet të vetëdeklarojë pasurinë e tij përpara oficerëve të OFL-së. Ndërkohë një tjetër emër që OFL-ja ka kërkuar të vetëdeklarojë pasurinë është Bledar Ibrahimi.
Ai u dëbua nga Italia drejt Shqipërisë në vitin 2016, por u rikthye aty pas një urdhër-arresti ndërkomnëtar të lëshuar nga autoritetet e drejtesisë Italiane. Në atë kohë u zbuluan lidhjeve të tij me elementë radikalë si dhe kishte dyshime për vendosje të kontakteve me Shtetin Islamik.(e.q.)
Komente


Po Llazar Bicja dhe Met Bozi jane thjesht viktima. Nuk kane asnje lidhje me banden e Cerrikut apo me ngjarjen ku u vrane 6 gardistet e mjere qe u rekrutuan sa per nje rroge ne vitin e mbrapsht 1997. Keta te dy nuk kane prekur kurre arme me dore e jo me te shtinin mbi njerez. Njeriu qe stisi ate gjyq farse ishte Gon Kuliçi dhe i kalbi brenda ne burg. Po mire ti behet PS se i la rrugeve njerzit e saj qe e sollen ne pushtet.
PërgjigjuO patrioti po pse u denuan kta pra. Kush i vrau ato 6 veta ne cerrik ? Kush ka Qene kapo i cerrikut qe vrau ato gardistet? Dhe kto pse u denuan kur skane vra asnji
Kjo policja me kto syzet e pa pame te kall daden dhe bullonin,bejini nje fotografi tjeter me syze tjera ju lutem,shendet
Përgjigju