Ditën e sotme OFL është ndalur në Tiranë, ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve, 2 për vrasje dhe një për vjedhje me dhunë.
Në "sitën" e OFL është Fabjon Lamja, Fatjon Kodra, Erland Markola.
Fabjon Lamja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;
Fatjon Kodra banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;
Erland Markola banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.
Këta të dënuar, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë kujtojmë se prej 1 janarit të vitit që vjen (1,1,2021) s'do të dërgohet më asnjë formular për në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.
Prej shkurt 2020 deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë 192 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.5%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 896
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar
22 Korrik, 16:22
-
Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, pamjet me dron! Rama: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet
22 Korrik, 10:45
-
Kapet hajduti 'serial' i biçikletave, 44-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë
21 Korrik, 10:02
-
I droguar në timon, shoferi i Benzit përfundon tek dy biznese në Tiranë! Vihet në pranga
20 Korrik, 19:37
-
Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!
20 Korrik, 15:06
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
U dhunua brutalisht nga bashkëjetuesi i vajzës me të cilën fliste në Instagram, ndërron jetë në spital 42 vjeçari nga Bilishti
19 Korrik, 18:41
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
19 Korrik, 16:08
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve
19 Korrik, 12:03
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis dhe kërpudha narkotike, në pranga 32-vjeçari amerikan
19 Korrik, 11:45