TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit është shtrirë këtë të mërkurë në tre qytete, në Durrës, Skaprar dhe Berat. OFL u ka dërguar formularin e pasurisë 5 të dënuarve.
Më konkretisht u është dërguar formulari Arben dhe Viktor Leklit, Çlirim Ymeralit, Andrea Ajasllarit dhe Andrea Shyti.
"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
![]()
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
A. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
V. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Ç. Y., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
A. A., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;
A. Sh., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton policia.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)