TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesën për justifikimin e pasurisë Ilir Rustemit (Bajri) në Shkodër dhe tre emrave të tjerë në Tiranë të dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Ilir Rustemi është një emër i njohur për drejtësinë, i arrestuar në kuadër të operacionit 'Oaz' në shtator të vitit 2018, por u lirua nga akuzat pak javë më parë, pas ping-pongut të drejtësisë për dërgimin e dosjeve nga SPAK-u në Shkodër.

Ilir Rustemi aktualisht mbahet në qeli për 5.6 vitet e dënimit me burg në Itali për drogë.

Ndërkohë që tre të tjerët që duhet të justifikojnë pasurinë janë;
Olisi Ibraliu banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me dhunë
Kreshnik Allaraj banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë
Erjon Kola banues në Tiranë, i dënuar për vjedhje me armë në bashkëpunim

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.