TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve, tre në Korçë dhe një në Kavajë; Jorgo Zguri, Kristi Pojani, Gjergji Ziu, Bashkim Demrozi.

Lista e personave që sot iu dërgua formulari
Jorgo Zguri banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Kristi Pojani banues në Korçë, i dënuar për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Gjergji Ziu banues në Korçë, i dënuar për  veprën penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim;

Bashkim Demrozi banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.