TIRANË - Operacioni 'Forca e Ligjit' u ka kërkuar të justifikojnë pasurinë dy të dënuarve në Itali dhe në Itanë për organizatë kriminale, prostitucion dhe trafik të drogës.

Mikel Hoxha banues në Berat, sipas OFL-së është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni";

Ndërkohë Saimir Petova, banues në Berat, rezulton i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.