TIRANË - Dy vëllezër të dënuar për trafik të lëndëve narkotike janë vënë në sitën e Operacionit Forca e Ligjit dhe kanë 48 orë për të deklaruar pasurinë. Auto-deklaratat e tyre do t'i dërgohen më tej Prokurorisë së Posaçme ku pritet që brenda 15 ditëve të merret vendimi për sekuestro nëse a ka dyshime se pasuritë janë vënë nga burime të paligjshme.
Ervis Gavelli dhe Leonat Gavelli, të dy banues në Berat sipas OFL-së rezultojnë të dënuar për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".
Në 2015-ën, kur ishte 42 vjeç, Leonat Gavelli u mor peng nga persona të armatosur tek Kodrat e Liqenit të thatë në Tiranë, por u la i lirë 8 orë më pas, pa asnjë lëndim nga autorët, të cilët qëllimi kishin vetëm t'i jepnin një mesazh kërcënues. Vetë Gavelli para policisë tha se personat ishin bindur që kishin ngatërruar person dhe e kishin lënë të lirë. Edhe pse dyshimet e bluve në atë kohë ishin se rrëmbyesit kanë kërkuar vëllain e Gavellit, i cili ndodhej jashtë vendit.
Leonat Gavelli është dënuar nga autoritetet italiane si drejtues në një rrjet të trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe destinacion tregun e narkotikëve në Zvicër dhe Itali.
Një dosje për Gavellin dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ka ardhur në drejtim të Shqipërisë nga autoritetet italiane në vitin 2007, ku thuhej se kokaina sigurohej në Kolumbi nga Leonart Gavelli, dhe më tej ia dorëzonte vëllait dhe kushëririt në Itali. Për shkak të sofistikimit që kishte ky rrjet i trafikut të drogës, autoritetet italiane mundën të kapin vetëm 3.5 kilogramë kokainë nëpërmjet përgjimeve, e trafikuar nga Kolumbia në Itali gjatë periudhës 2003-2004.
Prej vitit 2015 Leonat Gavelli ka një bar kafe në fshatin Dushnik të Beratit. Ndëkrohë në një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Gavelli rezulton aksionet me 27% të aksioneve në një kompani tekstilesh.
Ndërkohë vëllai i tij, Ervis Gavelli, bashkëpunëtor në rrjetin e trafikut të drogës, rezulton me emër të ndryshuar, pasi më herët e ka pasur Bledar.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3980
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuar në Itali për trafik droge dhe gjobëvënie, vlonjatit i sekuestrohen 6 apartamente dhe 1 dyqan! 4 pasuri i bleu 300 mijë euro në dorë
12 Dhjetor 2022, 12:07
-
E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit! Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol
10 Tetor 2022, 12:39
-
Ia bllokoi OFL, GJKKO i kalon përfundimisht shtetit pronat e Emiljan Shegës, trafikant droge! Konfiskohen 1 apartament dhe 5 sipërfaqe toke
22 Shtator 2022, 13:41
-
Me ç'autokombanjë e korrën grurin? Vijon në GJKKO gjyqi i pazakontë me 240 fshatarë në mbrojtje të subjektit të OFL-së
20 Korrik 2022, 13:43
-
Shteti merr në përdorim ‘makinat' e konfiskuara nga OFL, 'furnizohen’ SPAK, KLGJ, policia e 'Pastrimi i Parave'
8 Korrik 2022, 14:08
-
Gjyq i pazakontë në GJKKO, 240 fshatarë dëshmitarë! OFL ‘në sitë’ pasurinë e fermerit: E bëri nga paratë e trafiqeve të të birit! I akuzuari: Punoj me autokombajnë
22 Qershor 2022, 12:36
-
Çuditë e sekuestrimeve dhe konfiskimeve…
16 Qershor 2022, 14:35
-
1 vit në seancë paraprake, rikthehet për rihetim çështja për numrin 2 të OFL, Artan Shkëmbi! Akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimit
6 Qershor 2022, 15:18
-
Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj vëllezërve Marku dhe hoqi sekuestron ndaj 5 mln eurove, Prokuroria ankimon vendimin
2 Qershor 2022, 11:05
-
Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj vëllezërve Marku, hiqet sekuestroja ndaj 5 mln eurove
30 Maj 2022, 11:05
-
OFL sërish në Kushtetuese, ‘i forti’ i Niklës Flamur Haka kërkesë për shfuqizimin e Aktit Normativ! Më parë Gjykata e ‘certifikoi’ si Kushtetues
13 Prill 2022, 11:12
-
'OFL' nuk rrëzohet, Gjykata Kushtetuese e certifikon: Nuk cenohen të drejtat e njeriut, shkelja e të drejtës së pronës brenda kuadrit kushtetues
25 Mars 2022, 09:30
Gjithe kjo Shqiperi gjetet Nardin per ta bere shembull!!!! WTF
PërgjigjuSe more vesh ca u bo me ato pronat qe ju sekuestrun familjes hajri dhe doci.
Përgjigju