OFL zbarkon në Elbasan, Tiranë dhe Lezhë, 5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh

OFL zbarkon në Elbasan, Tiranë dhe Lezhë, 5 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh

Foto ilustruese

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 5 personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për të dënuarit Angjelin Ndreka, Ndue Jaku, Ilia Pire, Arben Muça dhe Egli Duka, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orës.

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. N., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

N. J., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

I. P., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton Policia. 

OFL-së i përfundon afati në datën 1 janar, megjithatë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kërkuar që afati i vlefshmërisë së ligjit të shtyhet, në mënyrë që procedurat të cilat tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. 

Prej shkurtit 2020 deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë gjithsej 192 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces. Ndoshta me shtyrjen e afatit përtej janarit do të kemi një rezultat të ri ose ky "aksion" i ndërmrrë me shumë bujë thjesht do të përfundojë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt