OFL zhvendoset në Elbasan/ Kush janë 4 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

OFL zhvendoset në Elbasan/ Kush janë 4 të dënuarit që duhet të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

Foto ilustruese

ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është ndalesa e radhës e OFL-së. Gazetari i Report Tv raporton se iu është dërguar formulari 4 të dënuarve Artan Gega, Abaz Gega, Arzen Mama, Gentian Gjoka, Ardian Subashi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve“;
A. G., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Organizata kriminale”;
A. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
G. Gj., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";
A. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton OFL-ja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin