Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë tre vlonjatëve të dënuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe trafik droge.

Emrat e radhës që OFL-ja u çoi formularin
Real Osmani banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

Elidon Bojko banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";

Aleksandër Bojko banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.