OFL-ja zbulon në Mirakë 'oazin' e pasurisë së Zenelit, trafikantit të drogës në Itali! Në 'sitë' dhe librazhdioti që shfrytëzoi për prostitutë të fejuarën

OFL-ja zbulon në Mirakë 'oazin' e pasurisë së Zenelit, trafikantit të drogës në Itali! Në 'sitë'  dhe librazhdioti që shfrytëzoi për prostitutë të fejuarën

Afrim Tarelli dhe kompleksi i tij luksoz në fshatin Mirakë

ELBASAN- Operacioni “Forca e Ligjit” ka vënë në shënjestër për t'i verifikuar origjinën e pasurisë, katër personazheve jo të panjohur në qytetin e Elbasanit, të cilët janë dënuar për aktivitet kriminal kryesisht në fushën e trafikut të drogës, shfrytëzimit të vajzave për prostitucion dhe grabitjes me armë. Personi i parë që po i verifikohet pasuria dhe që tashmë OFL-ja i ka çuar formularin për të justifikuar pasurinë është Afrim Tarelli allias Zeneli. Ky i fundit rezulton i dënuar nga gjykata e Apelit në Torino Itali me 6 vjet e 10 muaj burgim për akuzën e “Trafikut të narkotikëve”.

Në raportin që disponon “Shqiptarja.com” rezulton se Afrim Tarelli ose Zeneli, disponon një kompleks luksoz në fshatin Mirakë,që ndodhet mes Librazhdit dhe Elbasanit. “Vila Zeneli”, është një kompleks i ndërthurur me disa biznese zinxhir si Pishina, hotel, restorant, sallë dasmash e Bar-Kafe,të cilat janë të pozicionuara buzë rrugës nacionale Librazh-Elbasan. Rezulton se ky biznes është regjistruar në QKR nga Tarelli në 11 shkurt 2008 dhe sot e kësaj dite vijon të jetë aktiv. Ndërkohë nga verifikimet e “Shqiptarja.com” rezulton se biznesi në pronësi të Afrim Tarellit ose Zenelit, qysh prej 6 gushtit 2020 është vendosur në masën e sekuestros nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Elbasan. Në dokumentacionin që disponojmë thuhet:”…vendosja e masës së barrës siguruese mbi tatim-paguesin “Afrim Zeneli”, duke mos lejuar tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij subjekti…”. Ndërkohë nga verifikimet e kryera nga oficerët e OFL-së, ata konstatuar dhe disa pasuri të paluajtshme në emër të bashkëshortes së Afrim Zenelit dhe babait të tij Mexhitit. Mes këtyre pasurive është dhe një “Bar-Kafe” në emër të Elinora Zenelit, gruas së Afrimit që ndodhet në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.

Ky biznes rezulton të jetë hapur në muajin Mars 2008 dhe sot e kësaj dite është aktiv. Afrim Zeneli në vitin 2017 është arrestuar nga policia e Elbasanit për shkak të vendimit të dënimit në Itali me 6 vjet e 10 muaj burgim. Por ai është lënë në “arrest shtëpie” nga gjykata e Elbasanit dhe më pas është larguar, duke mos u gjendur. Për këtë veprim Afrim Tarelli alis Zeneli është dënuar në muajin Maj 2017 për akuzën e “Largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit", dënim ky që është lënë në fuqi edhe nga gjykata e Apelit Durrës. Për shkak të aktivitet kriminal, oficerët e OFL-së dyshojnë se Tarelli pasurinë e tij e ka vënë nga të ardhurat financiare të shitjes së drogës në Itali.

Një tjetër emër që OFL-ja i kërkon të justifikojë pasurinë është Dashamir Bahiti, i dënuar në vitin 2010 me 5 vjet heqje lirie për shfrytëzim të së fejuarës së tij si prostitutë në Itali. Nga verifikimet e kryera rezulton se Bahiti nuk ka pasuri në emër të tij, por dyshohet se disponon disa prona të paluajtshme në emër të familjarëve.

Në raportin e OFL-së tregohet dhe aktiviteti kriminal i Bahitit në fushën e prostitucionit. Dashamir Bahiti është banor i qytetit të Librazhdit, po kështu edhe shtetësja Ana.M. Më 22 gusht 2008 Ana.M është paraqitur në polici,ku ka depozituar kallzimin penal ndaj Dashamir Bahiti për shfrytëzimin e saj për ushtrim prostitucioni në shtetin e Italisë. Ajo ka treguar se në muajt e parë të vitit 1996 Bahiti dhe Ana janë njohur dhe lidhur me njëri–tjetrin në një lidhje dashurie të krijuar mbi bazën e njohjes,dashurisë dhe respektit reciprok ndaj njëri–tjetrit, lidhje kjo e njohur më pas edhe nga familjarët e të dy palëve. Marrëdhëniet e tyre fillimisht kanë shkuar shumë mirë. Në muajin Maj të vitit 1996, Bahiti dhe Ana, janë nisur për të emigruar në shtetin e Greqisë, duke kaluar fillimisht kufirin e Shtetit të Maqedonisë me vizë të rregullt në Pikën Kufitare të Qafë–Thanës dhe më pas kanë kaluar më këmbë kufirin për në Greqi, ku kanë qëndruar pak kohë në Qytetin e Selanikut.

Janë larguar nga ky qytet, pasi nuk mundën të gjenin punë dhe të dy kanë shkuar tek vëllezërit e Anës, Astrit, Afrim dhe Vladimir M., ku kanë ndenjur për një vit dhe kanë punuar së bashku me ta në një fabrikë konfeksionesh për prodhimin e xhinseve. Në muajin Korrik të vitit 1997, Bahiti dhe e dëmtuara janë nisur së bashku për në drejtim të Shtetit të Italisë me gomone nga qyteti i Vlorës. Kanë zbritur në qytetin e Brindizit,kanë shkuar në një familje italiane dhe të nesërmen janë nisur dhe kanë shkuar me tren në qytetin e Udines ku i kanë pritur dy shokët e te pandehurit, L.Zh e A. C, të cilët kishin dokumentacion të rregullt, qëndrimi në shtetin Italian. Të dy shokët e Bahitit, i kanë shoqëruar në një hotel ku kanë kaluar natën dhe kanë ndenjur disa ditë. Pas një jave qëndrimi në hotel, Bahiti i ka thënë të fejuarës se nuk kishin lekë të paguanin hotelin e të hanin bukë dhe se ajo duhet të punonte si prostitutë për të siguruar të ardhurat e nevojshme për të paguar hotelin. Ana, nuk ka pranuar dhe ka kundërshtuar, por Bahiti e ka rrahur dhe nga frika ajo ka pranuar të punojë si prostitutë.

Pas dy ditësh, Bahiti e ka çuar Anën tek shtëpia e një italiani të quajtur Mateo, e aty i ka marrë 500.000 lireta që kishte bërë nga puna si prostitutë. Ditët e tjera Bahiti e ka nxjerrë Anën në rrugë, në vendin e quajtur “Via Trieste” në qytetin e Udines, ndërsa Bahiti rrinte aty për ta vëzhguar. Siç thuhet në raportin e policisë Ana ka treguar se ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me rreth 20 persona në një natë duke fituar një shumë prej 1 milion lireta natën. Këtë punë ajo e ka kryer deri në dhjetor të vitit 2002. Në fund të vitit 1999 Bahiti, kërkonte vazhdimisht para nga Ana dhe e kërcënonte të punonte më shumë, duke i kërkuar për çdo natë 1 milion lireta dhe nëse Ana, nuk i potësonte ai e fuste në vaskë me ujë të ftohtë. Ana në deklarimet e saj ka shpjeguar se ka ushtruar prostitucion në Itali, deri në vitin 2002 dhe më pas ajo ka shkuar në një qëndër rehabilitimi në qytetin e Veronës, e cila ofronte ndihmë për femrat e trafikuara.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 26/08/2020 19:15

    Ti rruani rr*cken afrim zenelit... As ja ndjen hic atij...

    Përgjigju
  • Loni: 26/08/2020 19:14

    Hahahhahahaha zbuloj oazin e times ofl ka rit... Show mediatik ai ka aty qe prej 205 edhe e zbuloj ofl... Hahahahahhahahah sa bukur perralla me oaz...

    Përgjigju
  • Alex: 25/08/2020 19:18

    Mirembrema ! Si ky personi ne fjale per fat te keq ka shume ne shqiperi , ndoshta dhe me keqe nga ky persa I perket aktivitetit criminal, ka edhe shume me te pasur , por nuk mund te kuptoj pse OFL duhet te ndjeki nqs je I denuar diku jashte Shqiperise kur eshte shume e thjeshte 1 deklarim I detyrueshem nga te gjithe shtetasit shqiptare dhe te gjithe personat we kane futura pasuri ne menyre te pa drejte te kalupe para drejtesise !

    Përgjigju
  • Koci: 24/08/2020 23:41

    Ca eshte kjo (zbuloj) pse nuk dukesh vepra e tij?Ate do sdo ben muuuuuuuu jam ketu kur kalon ne rruge.

    Përgjigju
  • Patrioti: 24/08/2020 16:45

    Ky Bahiti paste faqen e zeze se vetem shqiptar nuk mund te jete, mbase gabel po. Po si nxirret gruaja ne rruge more i pabese. Po edhe po nuk e deshe ktheje pas te familja e saj ose lere te lire. Burgu eshte pak per ty o rrenjedale. Mos ki merak se do te vije vete i madhi Zot havale e do te shohesh se çdo vuash. Fare e keqe.

    Përgjigju
  • vera: 24/08/2020 15:34

    ATIJ LIBRAZHDIOTIT MERRJANI MOTEREN APO NENEN DHE COJANI PR*STITUTE .....PALACO....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës