Ohër-Prespë merret nën mbrojtjen
e UNESCO, Koka: Rriten detyrimet
Këshilli Ndërkombëtar i Koordinimit “Njeriu dhe Biosfera” (MaB) i UNESCO-s ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë për njohjen e ekosistemit Ohër – Prespë, Rezervë Ndërkufitare Biosferë.
TIRANE - Këshilli Ndërkombëtar i Koordinimit “Njeriu dhe Biosfera” (MaB) i UNESCO-s ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë për njohjen e ekosistemit Ohër – Prespë, Rezervë Ndërkufitare Biosferë. Me vota të plota të 12 anëtarëve të Këshillit, Ohër – Prespa ka tashmë statusin përmes të cilit do të sigurohet një mekanizëm që ruan balancën midis zhvillimit të qëndrueshëm të këtij rajoni me mbrojtjen e resurseve natyrore, duke u prezantuar gjithashtu me status në interes për të gjithë komunitetin e donatorëve.
Ky vendim u përshëndet edhe nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili shtoi se ky është një lajm shumë i mirë për qeverinë shqiptare. Ministri Koka, teksa e vlerësoi si pozitiv vendimin e UNESCO-s, shtoi se ai tashmë shton edhe detyrat dhe përgjegjësitë e qeverisë shqiptare për miradministrimin e zonës.
Ndër të tjera ministri theksoi se mbrojtja e ekosistemeve është prioritet i qeverisë.
“Vendimi i Këshillit Ndërkombëtar të Koordinimit „Njeriu dhe Biosfera“ për dhënien e statusit „Rezervë Ndërkufitare Biosferë“ështënjë vendim pozitiv për qeverinë shqiptare, e cila po i kushton mjedisit vëmendjen e munguar prej dekadash. Jam i kënaqur që një nga zonat më të bukura si Ohër-Prespa fiton një status të tillë. Ky vendim rrit akoma më shumë detyrat tona për mirëadministrimin e zonës me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve që jetojnë në këto zona. Ministria e Mjedisit do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur pasurinë natyrore kombëtare dhe për t‘i ofruar qytetarëve shqiptarë një mjedis sa më të pastër dhe të denjë“shprehet Ministri Koka.
Në takimin e mbajtur në mars me drejtoren e UNESCO-s Irina Bokova, Ministri i Mjedisit, Lefter theksoi vlerat e mëdha të vendit tonë dhe të natyrës së bukur shqiptare,duke kërkuar mbështetjen e UNESCO-s për promovimin e kësaj pasurie në mbarë botën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8144
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21