Ohri goditet nga tërmeti me magnitudë 3.2 Rihter! Lëkundjet u ndien dhe në zonat kufitare të Shqipërisë

Ohri goditet nga tërmeti me magnitudë 3.2 Rihter! Lëkundjet u ndien dhe në zonat kufitare të Shqipërisë

Një tërmet me intensitet 3.2 gradë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e djeshme (7 korrik) në zonën e Ohrit.

Tërmeti është ndierë edhe si dhe në zonat kufitare me territorin e Shqipërisë.

Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e vendit, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematikë në Shkup, dje më 07.07.2024 në ora 22:52 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit i përket zonës epi qendrore të Ohrit, 120 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.2', njoftoi Observatori Sizmologjik.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në qytetin e Ohrit dhe rrethinat e tij, me intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, si dhe në zonat kufitare me territorin e Shqipërisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë