OKB, Ashton në Këshillin e Sigurimit:
Dialogu Prishtinë-Beograd i vështirë

OKB, Ashton në Këshillin e Sigurimit:<br />Dialogu Prishtinë-Beograd i vështirë
NEW YORK - Një proces të vështirë e ka cilësuar baronesha Ashton dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë raportimit vjetor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ashton vuri theksin në punën që po bën me ndërmjetësimin e procesit të bisedimeve që, sipas saj, tashmë po japin frytet e tyre.

“Deri tani, kjo ka çuar deri tek rezultatet konkrete. Kemi marrëveshjen për të çuar përpara zbatimin e menaxhimit të përbashkët të kufirit dhe tani të gjitha vendkalimet janë të hapura dhe funksionale. Kemi një marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Kemi një marrëveshje për zyrtarët e ndërlidhjes që do të jenë në zyrat e Bashkimit Evropian në Beograd dhe në Prishtinë”.

Zonja Ashton tha se procesi do të vazhdojë javën e ardhshme kur mbahet takimi i ri ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. “Nuk është proces i lehtë për asnjërin prej tyre. Por ata kanë mbështetjen tonë”, tha zonja Ashton. Të dy kryeministrat pritet të takohen më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel për të diskutuar situatën në veri dhe rrugët e shpërbërjes apo transformimit të strukturave të mbështetura nga Beogradi.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë