/ATSH-AFP/ - Grupi xhihadist i Shtetit Islamik po rrit ndikimin në Afganistan në ngarkim të talebanëve, sipas një raporti të një komiteti të ekspertëve të OKB-së.
"Numri i grupeve dhe individëve që bëjnë hapur aleanca me Shtetin Islamik apo shpallen të afërt me grupin e Shtetit Islamik vazhdojnë të rrisin ndikimin në disa provinca të Afganistanit", thekson raporti i komitetit të OKB-së.
Ai citon vlerësimet e forcave të sigurisë afgane, sipas të cilave rreth 10 për qind e anëtarëve aktiv në kryengritje dominuar nga talibanët janë mbështetës të Shtetit Islamik.
"Ka dukshëm një përhapje virale të Shtetit Islamik", thekson raporti që sinjalizon se grupet e lidhura me Shtetin Islamik ndodhen në 25 provinca në Afganistan duke iu referuar burimeve qeveritare afgane.