UKRAINË - Jeta e 3.9 milionë njerëzve që jetojnë në Ukrainën lindore është në rrezik. Alarmi u dha nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në një takim urgjent mbi situatën humanitare në Ukrainë.

Shefi humanitar i OKB-së, John Ging foli për masa të menjëhershme, të nevojshme për të ndalur konfliktin dhe vështirësitë e popullatës me infrastrukturën e shkatërruar nga luftimet dhe kufizimin e energjisë dhe ujit në zonë. “Pasiguria dhe dhuna që mbizotërojnë në zonat e konfliktit çojnë në përkeqësimin e situatës humanitare dhe kjo do të vijojë të përkeqësohet për aq kohë sa dhuna vazhdon”, tha Ging.
 
Më shumë se 1500 persona mësohet të jenë vrarë që nga muaji prill, me aneksimin e Krimesë nga shteti rus, i cili fajësohet nga Ukraina dhe Perëndimi për krijimin e një situate të tillë në Ukrainën Lindore.
 
OKB bëri të ditur se numri i njerëzve që janë larguar nga Ukraina lindore në pjesë të tjera të vendit ishte rritur nga 2600 në 102.600 brenda 2 muajve. Shifrat nga fillimi i qershorit deri në fillim të muajit gusht përkojnë me një rritje të luftimeve mes rebelëve pro-rusë dhe forcave të sigurisë ukrainase.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)