OKB: Kosova, një ndër katër vendet
më azilkërkuese në botë
Afganistani, Siria, Serbia dhe Kosova (ende) të lidhura me rezolutën 1244, pastaj Kina dhe Pakistani janë pesë vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në 44 vendet më të industrializuara të botës gjatë vitit 2012", thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara në New York.
PRISHTINË - "Afghanistani, Siria, Serbia dhe Kosova (ende) të lidhura me rezolutën 1244, pastaj Kina dhe Pakistani janë pesë vendet me numrin më të madh të azilkërkuesve në 44 vendet më të industrializuara të botës gjatë vitit 2012", thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara në New York. Për shkak të mosnjohjes si shtet nga Kombet e Bashkuara, Kosova nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe ajo futet në kuadër të kërkesave që vijnë nga Serbia (Rezoluta 1244).
Vetëm në Evropë gjatë vitit 2012 ka pasur 355 mijë e 500 kërkesa për azil politik, me Gjermaninë si vendin më të preferuar me 64,500 kërkesa, Francën më 54,900 dhe Suedinë me 43,900.
Edhe në Zvicër gjithashtu ka pasur rritje me gjithsej 25, mijë e 900 kërkesa dhe në Britaninë e Madhe me 27 mijë e 400 kërkesa për azil. Në vendet evropiane kërkojnë mërgim dhe strehim nga shumë pjesë të botës, sidomos nga Azia dhe Afrika, ku prijnë Afganistani me 36 mijë e 600 kërkesa që pasohet nga Siria me 36 mijë e 200 si pasojë e konfliktit të përgjakshëm.
Azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor, në veçanti nga Serbia dhe Kosova përbëjnë grupin e tretë të kërkesave për azil me 24 mijë e 800 kërkesa gjatë vitit 2012 që është nja 14 për qind ose 3 mijë më shumë se një vit më parë, thuhet në një raport të UNHCR-së, pra Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.
Raporti jep edhe shënimet e Zyrës Federale Gjermane të Migrimit dhe të Refugjatëve, ku thuhet se 92 për qind e azilkërkuesve në Gjermani që vijnë nga Serbia dhe Kosova janë me prejardhje rome, ose deklarohen si romë.
Marrë nga RTKRedaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00