Nëse kufijtë do të jenë të hapur fluksi i emigrantëve nuk do të ndalet as gjatë stinës së dimrit.

Ky është paralajmërimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuar të cilët konfirmojnë se vala e emigrantëve prej 8 mijë sirianë që hyjnë në Europë do të vazhdojë edhe gjatë dimrit.

Sipas agjencisë së lajme “Reuters” më shumë se gjysmë milionë emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë arritur në Europë gjatë këtij viti.
 
Koordinatori rajonal i OKB-ës, për refugjatët Amin Awad tha se më shumë se 5 mijë refugjatë mbërrijnë çdo ditë në Greqi.
 
“Fluksi pritet të vijojë edhe gjatë dimrit, nëse moti do të jetë i ngrohtë dhe kufijtë do të jenë të hapur”- përfundoi Awad.
 
Që prej ditës kur  Hungaria mbylli kufirin me Serbinë, dhjetra mijra refugjatë janë detyruar të hyjnë nga Kroacia dhe Sllovenia për të vijuar udhëtimin drejt shteteve veriperëndimore të Europës. Ndërkohë ministri i Brendshëm kroat Ranko Ostojiq ka pohuar se sanksionet e vendosura me Serbinë nuk do të zbatohen më, duke i dhënë fund bllokadës tregtare mes dy vendeve.
 
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)