OKB miratoi Rezolutën për Srebrenicën, Basha: Vota pro i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme

OKB miratoi Rezolutën për Srebrenicën, Basha: Vota pro i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme

1715938144_lulzimbasha.png

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e OKB.

"Vota pro Rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për të gjithë Evropën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb”.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbajti sot një qëndrim dinjitoz që i shërben kujtesës për të mos harruar dhe së ardhmes që e shkuara të mos përsëritet. Vota PRO rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme  për të gjithë Europën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb”, thekson kreu i PD.

“Tashmë 11 korriku do të njihet botërisht dhe përgjithmonë si Dita Ndërkombëtare në Kujtim të Gjenocidit të Srebrenicës, duke i shërbyer kujtesës dhe reflektimit të përhershëm për çmimin e lirisë që paguan boshnjakët nga makineria serbe, e cila, me një agresivitet çnjerëzor, u shfaq edhe në luftën e Kosovës”, nënvizon Basha.

Basha shton se, “zhvillimet e fundit në rajon dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten, për më tepër kur politika kthehet në një lojë për autokratët, që për pushtetin e tyre kërkojnë të rikthejnë në Ballkan hijet e errëta të së kaluarës, ndërkohë që popujt, qofshin këta boshnjak, shqiptar, maqedonas, malazez a serb, kërkojnë të shohin drejt së ardhmes”.


Lajmi kryesor:

OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë! Hasani: Shqipëria e bashkë-sponsorizoi dhe e mbështeti


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI