Kombet e Bashkuara thonë se nga dhuna në Irak, gjatë muajit tetor, janë vrarë së paku 1,273 vetë.

Sipas raporrtit, që u publikua sot nga Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI), së paku 856 civilë dhe 417 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë, dhe më se 2 mijë të tjerë janë plagosur.

Kryeqyteti Bagdad është goditur më se tepërmi nga dhuna, pasi janë vrarë 379 civilë.

Në raportin e publikuar nuk janë përfshirë të dhënat për provincën Anbar, ku grupi militant, Shteti Islamik, ka luftuar me forcat qeveritare gjatë javëve të fundit.

Qeveria e Irakut, po ashtu, ka paraqitur të dhëna për tetor, që janë dukshëm më të larta, duke thënë se 1,725 civilë dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)