Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) , një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara brenda ditës së sotme do të publikojë një raport i rëndësishëm për çështjen e ndryshimeve klimaterike.
Studimi I cili do të publikohet ditën e sotme ka hulumtuar dhe studiuar më shumë se 14.000 punime shkencore.
Raporti do t'u sigurojë qeverive fakte të përditësuara mbi ndikimet aktuale dhe rreziqet e ardhshme të ngrohjes globale, duke treguar edhe njëherë domosdoshmërinë e ndërmarrjes së ndërhyrjeve të menjëhershme.
Raporti gjithashtu pritet të shqyrtojë sesi zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë do të ndikojnë në ritmin e ndryshimit të klimës gjatë dekadave të ardhshme.
Zëdhënësi i IPCC, Jonathan Lynn tha se tashmë “gjithnjë e më shumë mund të themi se deri në çfarë mase ndryshimet klimatike janë përgjegjëse për ngjarjet ekstreme të motit, fatkeqësitë natyrore."
Samiti i ardhshëm në Skoci po cilësohet si takimi më i rëndësishëm mbi krizën klimatike që nga samiti i Parisit 2015.
Rreth 200 vende e nënshkruan në marrëveshjen historike të klimës në Paris, e cila synon të vendos nën kontroll ngrohjen globale.
Hera e fundit që IPCC , ka studiuar efektet e ngrohjes globale ishte në 2013 dhe shkencëtarët besojnë se kanë mësuar shumë që nga ajo kohë. Vitet e fundit, bota ka parë temperatura rekord, zjarre të tmerrshme dhe përmbytje shkatërruese.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.6%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 2382
Lajme të tjera
-
Kreu i OKB-së kërkon shkurtime urgjente të emetimeve: Planeti ynë është në udhëkrye, po shkojmë drejt një pike pa kthim
13 Mars, 17:11
-
OKB: Afganistani, vendi më shtypës në botë ndaj të drejtave të grave! I kanë mbyllur në shtëpi
8 Mars, 18:36
-
Qeveria britanike i përgjigjet deklaratave të OKB-së: Plani për të dëbuar azilkërkuesit nuk shkel ligjet ndërkombëtare
8 Mars, 17:34
-
Plani britanik për dëbimin e emigrantëve, OKB: Shumë shqetësues, do penalizonte ata që kanë vërtetë nevojë për azil
8 Mars, 07:37
-
Shefi i OKB-së kritikon vendet e pasura: Po tregoheni grabitqarë ndaj shteteve të varfra
4 Mars, 16:18
-
Agjencia e OKB-së dhe Irani bisedojnë për bashkëpunimin bërthamor
4 Mars, 10:32
-
Ministrja e Jashtme pas takimeve në OKB: Shqipëria do të vazhdojë të jetë tërësisht solidare me Ukrainën
25 Shkurt, 10:50
-
1 vit nga lufta në Ukrainë, Xhaçka në Këshillin e Sigurimit në OKB: Bota po vuan pasojat e agresionit rus, lufta duhet të marrë fund
24 Shkurt, 17:17
-
OKB: Çdo dy minuta në botë vdes një grua nga komplikimet e shtatzënisë
23 Shkurt, 09:53
-
Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri, mbi 49 mijë viktima! OKB zotohet për mbështetje
23 Shkurt, 09:02
-
Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim
23 Shkurt, 07:13
-
OKB: Mbi 8 mijë civil të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
21 Shkurt, 15:14