Rama në çeljen e ekspozitës së UNESCO në SHBA! E pranishme edhe bashkëshortja e Zelenskyt: Shpirtin tonë asnjë luftë nuk mund ta vrasë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, krah bashkëshortes, Linda Rama kanë marrë pjesë në inaugurimin e ekspozitës së UNESCO në ambientet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Një ekspozitë kjo e veçantë fotografike që flet për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore nga lufta në Ukrainë. E pranishme në këtë ekspozitë ka qenë edhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

Kjo ekspozitë tregon se si UNESCO po mbron trashëgiminë kulturore në kontekstet e Irakut, Jemenit, Afganistanit dhe Ukrainës. Ajo përmban fotografi të monumenteve arkitekturore të Ukrainës të shkatërruara nga agresioni rus, duke përfshirë Katedralen Spaso-Preobrazhensky në Odesa.

“Është mbi 220 vjeç. Ka qenë pjesë e qytetit për shumë breza. Raketat ruse e goditën atë natën. Ata shpuan çatinë dhe dëmtuan pjesën e altarit. Dhe në mëngjes, përveç shpëtimtarëve, kishte edhe shumë njerëz të tjerë atje. Ata nuk erdhën për të parë pasojat. Erdhën për të pastruar. Vetëm imagjinoni, pas një nate pa gjumë kur ata dhe familjet e tyre nuk mund të flinin për shkak të granatimeve. Ky është qëndrimi ynë ukrainas. Ne e perceptojmë historinë si një pjesë të jetës sonë, kujtesës sonë, vetvetes”, u shpreh Olena Zelenska.

Ajo falënderoi UNESCO-n, donatorët e Fondit Emergjent të Trashëgimisë dhe të gjitha vendet partnere që ndihmojnë në restaurimin, ruajtjen dhe ruajtjen e monumenteve të Ukrainës.

“I bëj thirrje shikuesve që në këto foto të mos shohin vetëm një grumbull gurësh, jo vetëm mbeturinat në të cilat agresori ka kthyer monumentet tona. Unë ju bëj thirrje të shihni njerëzit. Dhe atëherë do të shihni shpirtin tonë të cilën asnjë luftë nuk mund ta vrasë”, tha Zonja e Parë, Olena Zelenska.

Mbledhja e djeshme (20 shtator) në Këshillin e Sigurimit u zhvillua me debate mes përfaqësuesit të Rusisë dhe Kryeministrit shqiptar.

Përfaqësuesi i Rusisë, u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa Rama iu përgjigj se duhet të ndalojnë luftën në Ukrainë dhe Zelensky s’do e mbajë fjalën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë