Oligarku Deripaska i skandalit me McGonigal tani rreshtohet kundër Putinit: Rusisë mund t’i mbarojnë fondet për luftën, mendonim se ishim vend europian

Oligarku Deripaska i skandalit me McGonigal tani rreshtohet kundër Putinit: Rusisë mund t’i mbarojnë fondet për luftën, mendonim se ishim vend europian

Vladimir Putin dhe Oleg Deripaska

Oligarku rus, Oleg Deripaska, i vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së tij me ish zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal, ka kritikuar zyrtarët e Moskës se po largojnë investitorët e huaj ndërsa ka paralajmëruar Rusina se do të mbetet pa para deri në vitin e ardhshëm prej mungesës së fondeve shtesë. Sipas tij kjo mund të konsiderohet alarmante për vendin teksa vijon lufta në Ukrainë dhe ngre pikëpyetjen se sa gjatë mund të vijojë sulmet Rusia nëse përfundon me deficit buxhetor.

Duke folur në Forumin Ekonomik Krasnoyarsk në Siberi, Deripaska, 55 vjeç, i cili një nga sipërmarrësit më të njohur dhe të pasur të Rusisë dhe që është cilësuar si një nga oligarkët më të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin,  tha se ai është "shumë i shqetësuar gjatë gjithë kohës që shteti dhe biznesi janë vënë vazhdimisht kundër njëri-tjetrit". Po ashtu paralajmëron se në vitin 20225 mund të fillojë të zbehet konflikti.

“Nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më para. Rusisë mund t’i mbarojnë fondet. Sanksionet vijojnë çdo ditë e më shumë. Problemet tona nuk do të mbarojnë as në vitin 2025, që për mua është më i afërmi që mund të kemi uljen e intensitetit të konfliktit aktual. Kjo është arsyeja përse qeveria po na bën apel ne sipërmarrësve”, tha Deripaska.

Për këtë i referohet fjalimit të mbajtur para kombit më 21 shkurt nga Vladimir Putin, i cili i bëri thirrje oligarkëve që investojnë jashtë vendit. Kritikat nga një oligark i cili është sanksionuar për lidhje me Kremlinin vijnë vetëm disa javë pasi Putin u zotua se nuk do të kishte reduktim të shpenzimeve ushtarake, duke u thënë zyrtarëve se Rusia nuk ka "nuk ka kufizime" në shpenzimet për luftën në Ukrainë dhe është " duke dhënë gjithçka që kërkon ushtria” për të ndihmuar në sigurimin e fitores.

Olgarku rus thotë se e mendonte që ishin një vend europian por tani rregullat e lojës kanë ndryshuar.

“Menduam se ishim një vend evropian. Tani, të paktën për 25 vitet e ardhshme, ne do të jemi të detyruar të reflektojmë për të kaluarën tonë aziatike. Nuk është aspak e lehtë, rregullat e lojës janë krejtësisht të ndryshme. Kapitalizmi shtetëror është një rrugë pa kuptim. Burimet e të ardhurave që u shpenzuan vitin e kaluar janë të tmerrshme, por ato janë trilionë dhe kanë shkuar për asgjë. Tani situata jonë është e rëndë, por vetëm sipërmarrja e lirë mund të ndryshojë rrjedhën e historisë”, tha Deripaska.

Në shkurtin e vitit të kaluar kur nisi pushtimi rus në Ukrainë, sipërmarrësi doli kundër Rusisë. Pavarësisht përplasjeve të shpeshta me presidentin rus, Oleg Deripaska ka arritur t’i rregullojë marrëdhëniet me të. Kujtojmë se miliarderi rus, themelues i gjigantit të aluminit ‘Rusal RUAL.MM’, është mes rreth 20 oligarkëve dhe zyrtarëve rusë që janë përfshirë nga Uashingtoni në listën e zezë prej vitit 2018, si reagim ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e amerikane të vitit 2016. Ai është vënë në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të lidhjeve me ish ish-agjentin e lartë të FBI-së Charles McGonigal  që po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C. Në rastin e parë ai akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaskën, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin thuhet se ia ka dhënë borxh. 

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb