EKSKLUZIVE/ Oligarku rus mori 55 milionë euro punë në qeverinë e Berishës, në 2007 ndërtoi dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda 

TIRANË- Qeveria e Sali Berishës duke nisur nga 2010 deri në 2013 u ka besuar shoqërive të lidhura me oligarkun rus Oleg Deripaska tendera për një vlerë prej 55 milionë eurosh. Të dhënat dalin pikërisht pas një investigimi të Shqiptarja.com pas deklaratës së Sali Berishës i cili akuzon si zakonisht Edi Ramën se i ka dhënë në 2017 shoqërisë Trema Engineering 2, në të cilën është aksioner i tërthortë oligarku, një koncension PPP për hidrocentralin e Shushicës, ndërsa si gjithmonë mediat e familjes Berisha denoncojnë si një skandal faktin se të njëjtat shoqëri të lidhura me oligarkun, kanë fituar gjatë qeverisjes Rama 3 tendera publikë për vlerën 20 milionë euro. 

Shoqëritë nën akuzë quhen Strabag dhe Trema Engineering 2. Strabag është themeluar në 1929 dhe është shoqëria më e madhe e ndërtimeve austriake me seli qëndrore në Vienë dhe një nga më të mëdhatë në Europë me filiale në të gjithë botën, nga Shtetet e Bashkuara në vendet arabe. Trema Engineering 2 është një shoqëri shqiptare e themeluar në 2001 pronare e të cilës 100% është Strabag. Skandali sipas Berishës dhe zëdhënësve të tij, është se një prej aksionistëve të Strabag (dhe si rrjedhojë e Tremës) është oligarku rus Oleg Deripaska që zotëron 25.9% të aksioneve të Strabag përmes shoqërisë qipriote Rasteria. Aksionistët e tjerë janë investitorë të nivelit të Uniqa-Reiffeisen me 29.5%, familja Haselsteiner me 28.3% ndërsa 14.4% të aksioneve janë të negociuara në bursë në pronësi të mijëra aksionistëve të vegjël. Kjo është gjendja të paktën deri në prill të 2022, kur oligarku rus u sanksionua nga Bashkimi Europian (për shkak të luftës në Ukrainë) duke dalë nga pjesëmarrja e aksioneve në Strabag dhe rrjedhimisht edhe nga Trema.  

Ndarja në % e aksioneve

Emri i Oleg Deripaska, bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putinit, u bë popullor në Shqipëri këto ditë sepse bëhet fjalë për oligarkun rus, i sanksionuar nga amerikanët që në vitin 2016 (por të vlefshme për vendet e Bashkimit Europian vetëm nga prilli 2022), për të cilin përfundoi në burg agjenti i FBI-së Charles McGonigal, miku i Edi Ramës me të cilin ka bërë disa takime. Teoria e paraqitur këto dy ditë nga Berisha është se Edi Rama ka favorizuar oligarkun rus duke e lejuar të fitojë tendera dhe konçesione që nuk I takonin. Fantazia e Berishës arrin deri aty sat ë hipotizojë marrëdhënie aferash mes Ramës dhe vetë Putinit.  

Për konçesionin PPP të centralit të Shushicës, në të vërtetë, Trema Engineering kontrollon vetëm 33 % dhe gara është fituar në janar 2017, pra 9 muaj para se agjenti i FBI-së të takonte për herë të parë Edi Ramën, takim i bërë me 9 shtator 2017. Por, nëse është e vërtetë që Trema dhe Stabag ka fituar 3 gara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nga 2019 deri më sot për një vlerë 20 milionë euro, si e justifikon Berisha faktin që të njëjtat dy shoqëri kanë fituar 9 gara nga 2010 deri në 2013 për një vlerë totale prej 55 milionë eurosh, pra kur ishte ai në Qeveri?  

Dy shoqëritë në të cilat oligarku rus ka 27% të aksioneve në kohën e Berishës kanë fituar:  

Rehabilitimi i rrugës për Rreshen (07/2010) 

Rehabilitimi i  rrugës Torovicë-Dam (07/2011)

Ndërtimin e Gjykata së Krimeve të Rënda (03/2007) 

Aeroportin e Tiranës (05/2008)

Burgun e Fierit (02/2011)

Rrugë në Zerqan (03/2010)

Rrugë në Kafaraj (04/2011)

Ujësjellësin e Bilishtit (01/2012)

Rrugën e Moglicës (08//2013)

Pra këto punë tregojnë se Sali Berisha ishte në afera me oligarkun rus mik të Putinit sipas akuzave që ai i bën Edi Ramës? Përgjigja është shumë më e thjeshtë. Strabag fiton gara në të gjithë botën përfshi Shtetet e Bashkuara dhe fiton gara të bëra edhe nga organizata ndërkombëtare. Faturimi i saj vjetor prek 1 miliardë eurot dhe punon prej kohësh edhe në vende e Lindjes përfshi Shqipërinë. E bëntë këtë kur ishte Sali Berisha në pushtet, e bën dhe sot që është Edi Rama. Të paktën këtu nuk shihet asnjë skandal. Kështuqë Berisha të çlirohet e të shpikë një argument tjetër, pasi as kjo gënjeshtër nuk mban më.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 27/01/2023 01:52

    Rilindke serbe në akcion, bir Edvin shkjau shqipfolës bie automatikisht edhe Vucici fashist

    Përgjigju
  • Iris: 27/01/2023 01:33

    Kesaj rradhe e keni shkruar gabim,por t'a kini parasysh per here tjeter:Aksioniste quheshin te rinjte e kohes se Xhaxhit qe shkonin ne aksione e ndertonin hekurudha e hapnin kanale e brezare.Ata qe kane aksione ne bursa e sipermarrje quhen aksionere.Dy emrat jane te ngjashem,por kane kuptim te ndryshem.

    Përgjigju
  • Reali: 26/01/2023 19:34

    Ka marre edhe 20 milion euro tendera nga Fondi Shqiptar i ZHvillimit me drejtues Agollin e famshen ne vitin 2019-2020. Me pak fjale te gjithe jeni ne nje pusete m.ti qe doni te dilni pa u ber pis.

    Përgjigju
  • Snajperist: 26/01/2023 18:52

    Hajde bashkëpunim hajde, lidhje e fortë pushtet, mafje agjenturë ruse gjiknuri, deripaska, dhe mancaku ( për këtë të fundit le të pyetet artan Hoxha analisti se kë përfaqëson, do ja përmendë dot emrin, ose kryetaren e gjykatës së PD Adraiana Kalaja)

    Përgjigju
  • Zylyf Kamberi: 26/01/2023 16:55

    Lidhje me Ruset?Rrofte likeflori Ilir Metà,zv.kryeminister i Sali kryeministrit.Likja,kur ishte presidente,dergoi Luan Ramen,ish nenkryetar i Leshtelikes ne Kremlin,ne takime me Putin.Ka luajtue Rol te fuqishem per interesat Ruse ne shqiperi,per te cilat punon Edhe sot ,i lidhur ngushte me Saliun.Prisni dhe do te shikoni,te dy do te fshihej familiarisht ne Rusi.

    Përgjigju
  • 16 vjet u deshën me bo këtë ekskluziven?: 26/01/2023 16:38

    Qesharake po bëhet situata ne qeveri e nenkembesit e saj.

    Përgjigju
  • Hahahahaha: 26/01/2023 15:54

    Filluan zarbat te germojne. Germoni tare germoni se nuk e imagjinoni dot qe ju shkerrmoqeni per 24 minuta, por prisni se nuk ka ardhur momenti akoma. Do shkerrmoqeni per 24 minuta te gjithe bashke, me Sali me Ilir me Flori e me Edi Rame e me kuç e me maç. Do shkermoqeni se keni 30 vjet qe beni te pa beren ne kete vend dhe populli idjot rri akoma e pret tasin e groshit ne fund te muajit.

    Përgjigju
  • Qeveria: 26/01/2023 15:52

    E kemi thene me mijera here or popull Berisha eshte i keq kur do te merni masat e nevojshme. Ne nuk kemi kohe te merremi me Berishen se je nxene duke numuruar parate e vjedhura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Putini njofton se do ta vizitojë Kinën në maj

Putini njofton se do ta vizitojë Kinën në maj