Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase

Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase

Oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja, ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 31 maj të vitit 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që ndërhyu në zgjedhjet amerikane. Ai po ashtu ka edhe shtetësi ruse.

Kjo u bë e ditur të premten, më 11 nëntor, nga deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Misllososki dhe Rrjeti ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN.

“Jo vetëm narko-mafiozët e njohur Sedat Peker dhe Jovan Vukotiç kanë marrë shtetësi maqedonase. Lista e atyre që kanë paguar ‘taksa më të shtrenjta’ tek Oliveri [Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Brendshme] është më e gjatë. Politikani i arratisur ukrainas nën sanksione amerikane, merr shtetësi maqedonase”, ka shkruar Milloshkoski në Facebook.

Sipas të dhënave të Qeverisë, Onyshenko kërkesën për shtetësi maqedonase e ka paraqitur në vitin 2021, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kanë dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, por edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Në mbledhjen e Qeverisë, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”.

Kërkesa për shtetësi nga ai është bërë si shtetas i Rusisë, pasi përveç shtetësisë ukrainase ai ka pasur edhe shtetësi ruse, raporton BIRN.

Onyshenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash. Pas kësaj, ai arratiset nga Ukraina në drejtim në Spanjës.

Pasi autoritet e Kievit shpallin fletarrest ndërkombëtar, Spanja vendos ekstradimin e tij, por Onyshenko arrin të ekstradohet në Gjermani. Ky shtet në vitin 2020 ka refuzuar kërkesën e Ukrainës për ekstradim.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i ka komentuar informacionet e publikuara për dhënien e shtetësisë për oligarkun, Oleksandr Onyshenko./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar