ITALI - 'Banca Ifis' ka bërë një raport të Olimpiadës Dimërore 'Milano Cortina 2026'. Numrat flasin për ambicien olimpike dhe impenjimin në bazë të një eventi të jashtëzakonshëm, me 3565 sportistë në total, 92 vende pjesëmarrëse, 16 disiplina olimpike, 6 sporte paralimpike në 22 mijë km kuadrat sipërfaqe gjeografike të mbuluar nga tre rajone, Lombardia, Trentino-Alto Adige dhe Veneto.
Në total janë 98 vepra të përfshira, 51 infrastrukturore dhe 47 impiante sportive.
Bashkëpunimi publik-privat ka sjellë forcimin e financimit të eventit. Me italianët të favorizuar ndaj bashkëpunimit. Numri i sponsorëve është 55 dhe të ardhurat prej tyre kapin shifrën 500 milionë euro. Rreth 46% i konsiderojnë sponsorët të rëndësishëm për realizimin e eventeve si 'Milano-Cortina', ndërsa për 50% motivimi kryesor i një kompanie për të mbështetur Lojërat lidhet me marketingun dhe shikueshmërinë.
'Milano Cortina 2026' ka aktivizuar leva vlerash të rëndësishme për territorin ku zhvillohet, pasi qëndrimet shumë ditore të vizitorëve forcojnë industrinë turistike. Infrastruktura e re përmirëson lëvizjen dhe shërbimet, kurse shikueshmëria ndërkombëtare zgjeron pozicionimin e destinacioneve. Një miks faktorësh nxitës, që gjeneron të ardhura të menjëhershme dhe lë pas një trashëgimi të qëndrueshme.
Me 2.5 milionë vizitorë dhe qëndrime për më shumë se 3 netë, eventi i shpërndarë amplifikon atraktivitetin e territorit. Në të njëjtën kohë, shikueshmëria globale në më shumë se 100 vende dhe një infrastrukturë e qëndrueshme për një periudhë të gjatë, forcojnë aksesueshmërinë e vendeve organizatore.
Olimpiada dimërore 'Milano Cortina 2026' do të kontribuojë për të krijuar një vlerë prej 5.3 miliardë eurosh, mes 1.1 miliard shpenzimesh të menjëhershme në territor, 1.2 miliard shpenzime të mëvonshme dhe një trashëgimi infrastrukturore në territor prej 3 miliardë eurosh.
Paralimpiada 'Milano Cortina 2026' (665 sportistë, 6 sporte paralimpike) është një tjetër event i rëndësishëm. Nga një event simbol i gjithëpërfshirjes, në një spektakël sportiv në gjendje të tërheqë një publik të apasionuar në rritje të vazhdueshme. Me 400 mijë spektatorë që parashikohet të jenë dhe një vlerë ekonomike prej gati 200 milionë eurosh, Lojërat Paralimpike shërbejnë edhe si nxitje për aksesueshmërinë dhe përfshirjen, të promovuara nëpërmjet investimeve strategjike.
Lombardia ka bërë 416 milionë euro investime për trenat. Veneto ka shpenzuar 22 milionë euro për turizmin në zonat malore dhe 19 milionë euro për aksesueshmërinë e Arena të Veronës.
Olimpiada e shpërndarë ka krijuar interes kudo. Vëmendja e italianëve nuk është përqendruar vetëm në zonat malore në territorin e vendeve organizatore, por ka marrë përmasa kombëtare. Në veriperëndim regjistrohet 34% e interesit, 28% në verilindje, 22% për jugun dhe ishujt dhe 16% për qendrën./ Gazzetta Dello Sport
Komente




