Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama është besnike e Lojërave Olimpike Londër 2012. Që prej ditës së parë, Michelle merr pjesë rregullisht në garat e atletëve olimpikë amerikanë, por mesa duket bashkëshorti i saj, presidenti Obama, nuk ka të njëjtin përkushtim, pasi e ka lënë bashkëshorten e tij vetëm.

Presidenti Obama, ka zgjedhur të qëndrojë në SHBA ku është i angazhuar me fushatën e tij elektorale për kreun e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e Nëntorit.

Nuk është e sigurt nëse ai t’i ketë ndjekur garat në television, por sipas zëdhënësve të tij, “s’ka mundësi t’I lërë pas dore”.

“Mezi priste që të nisnin Lojërat, ndaj do të isha i surprizuar se në tre ditë gara mos të ketë parë asnjërën”,- tha zv/zëdhënësi i Shtepisë së Bardhë, Josh Earnest, nga bordi i Air Force One, ku po shkonin me presidentin në një event mbledhje fondesh në Neë York.

Sakaq Jen Psaki, zëdhënës i fushatës elektorale ka propozuar me ironi për të akorduar të gjitha kanalet televizive në avionin presidencial dedikuar garave në Londër 2012.

(gm/Shqiptarja.com)