Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen nuk e ka kapërdirë dot dështimin për t’u kualifikuar direkt në Kampionatin Evropian.

Në përfundim të ndeshjes miqësore me Francë, ndeshje të cilën ekipi danez e humbi me rezultatin 2-1, Oslen ka hedhur akuza për trukim të ndeshjes Armeni-Shqipëri.

Oslen nuk pranoi të komentonte shumë gjatë mbi rezultatin e ndeshjes por u mjaftua me fjalët: "Gjithçka ishte e shtrembëruar dhe jo në rregull."

Trajneri danez nuk e fshehu faktin se ekipi i tij është i zhgënjyer me rezultatin. Tashmë, Danimarkës i duhet të kalojë fazën play-off për të shkuar në Francë.

Redaksai Online
(f.s/shqiptarja.com)