Olta Boka: Baladat
pjesa ime shpirtërore

Olta Boka: Baladat<br />pjesa ime shpirtërore
E sigurt në vetvete dhe me një zë potent, ka mundur të jetë gjithmonë prezente në çdo event apo festival. Bëhet fjalë për këngëtaren Olta Boka e cila në një rrëfim për “Shqiptarja. com” vjen plot thjeshtësi, ku shpalos hap pas hapi emrin e një artistje të vërtetë e cila së fundmi rrëmbeu trofeun mjaftë të kërkuar në “Top Fest”. Veç këtyre emocioneve Olta ndan me lexuesin edhe momente pikante dhe projektet të cilat do ta ndjekin në vazhdim të karrierës së saj muzikore.

Trofetë dhe çmimet nuk ju kanë munguar gjatë këtyre viteve në skenë, por këtë herë rrëmbyet një çmim interesant “Top Albania Radio” në ‘Top Fest’. Si ndjeheni?

Me thënë të drejtën këtë çmim nuk e prisnim pasi kënga jonë ishte nominuar në një tjetër kategori dhe e kishim harruar që ekzistonte si çmim në këtë festival nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër ishin emocionet dhe prapaskenat që ka çdo festival para finales, normalisht ca çmime i harron. Ndodhi që u vonuam pak edhe gjatë marrjes së çmimit, por sinqerisht jam e kënaqur! Jam e kënaqur sepse e merr çmimin nga një radio shumë prestigjioze në Shqipëri, për më tepër që cilësohet si kënga më e trasmetuar dhe më e pëlqyer në radio.

Pse një baladë dhe pse pikërisht zërin e Erikut për të sjellë këtë duet?

Ftesa për të marrë pjesë në këtë festival ishte nga kompozitori Adrian Hila dhe dëshira ime në këtë iniciativë ishte të mos përsërisja veten, duke ardhur vetëm solo edhe pse më përpara nuk kisha bërë ndonjë bashkëpunim. Ideja e këtij bashkpunimi nuk ishte vetëm tek kënga, por edhe tek zëri i Erikut, pasi kemi profile të përbashkëta dhe deri më tani e kemi ngritur karrierën tonë në muzikë në bazë të baladave. Kështu që, në një mënyrë apo në një tjetër duke pretenduar se ishim të njëjtë edhe në imazh apo në atë çka kemi përcjellë për publikun deri më tani menduam që do të ishte zgjedhja më e mirë. Kënga, padyshim që është qepur mbi zërat tanë, dhe u zgjodh pikërisht kjo baladë e cila ndryshe nga baladat e tjera, ishte një baladë që trasmeton dashuri, një baladë e cila bazohet vetëm në frymën e dashurisë ndryshe nga herët e tjera ku baladat i këndojnë ndarjes. Ne, në këtë rast zgjodhëm një gjë sweet, të ishte një lloj refreni për dashurinë e çdokujt.

Hera e parë që ju shikojmë në duet në skenë. Do ta provoni sërish të këndoni në duet pasi ishte një duet që ju solli trofe?

Të kënduarit duet ishte një ndjesi shumë interesante! Në qoftë se, në një konkurim individual ty të takon të mbash peshën e emocioneve, kur këndon me dikë tjetër ti ke mbështetje dhe ndjehesh e sigurt pasi ndan të gjitha emocionet në momentin që ti merr feddback-un.

Baladat janë pjesë e shpirtit tuaj apo aty e keni gjetur veten më mirë. Do ta shikojmë Oltën në rryma të tjera muzikore?

Çfarëdolloj muzike, rryme apo stili, muzika që buron nga shpirti të ushqen dhe të jep jetë. Unë e kam gjetur gjithmonë veten tek baladat, ndoshta pasi i shkon
zërit apo natyrës sime. Sidoqoftë, unë di të sjell në një temperament më ndryshe në skenë, por baladat janë një pjesë e asaj çfarë unë ndjejë.

Muzika duket se ju ka lidhur shumë pas vetes, veç muzikës me çfarë po merreni momentalisht?

Këto kohë çdo gjë me mua lidhet me muzikën dhe me disa plane e projekte që do më pasojnë të paktën edhe për disa kohë. Momentalisht kam dhe shkollën, ku secila kërkon përkushtimin e duhur dhe është e vështirë pasi në këtë kohë kam dëshirë për njëlloj klonimi. Edhe pse jam sforcuar për të mos lënë asnjë impenjim pas dore, me dëshirën e madhe mund të ja dalësh. Në këtë kohë e ndjej veten shumë të plotë dhe tani që po flasim ndjehem si në re, dhe më duhet shumë kohë të marr veten nga shumë angazhime.

Pjekuria juaj artistike tashmë ka prekur çdo festival, event apo spektakël. Mendoni se keni arritur maksimumin tuaj në muzikë apo kërkoni më shumë nga vetja?

Ka një gjë me të cilën mendoj se nuk do të bie asnjëherë në paqe me veten! Edhe sikur për dikë mund të cilësohet si maksimumi që jap unë, jo se njoh veten por mendoj se nuk kam arritur maksimumin tim. Edhe pse ka disa vite që kam prekur magjinë e muzikës, këto hapa i konsideroj si hapa të parë edhe pse për dikë nuk mund të quhen të tillë, unë sërish pretendoj që janë hapa të mire për një rrugë të gjatë artistike. Kam punuarshumë që të hedh hapa të sigurt që askush të mos ti kontestojë këto hapa që po i arrijë nga viti në vit.

Keni munguar në ekran me klipe, mendoni se ka ardhur koha për një klip?

Realizimi i një klipi ka qenë e qëllimshme, ka qenë zgjedhje e imja për tu konsideruar një artiste e vërtetë. Kam zgjedhur këta spektakle, konkurse, festivale për të treguar se këto hapa janë të sigurt, ku në një të ardhme të merrem ma shumë me veten dhe të eksplorojë me klipe. Të realizosh një klip është shumë e thjeshtë, mjafton të kesh dëshirën e mirë dhe mundësitë ekonomike dhe ja ku u realizua, por unë kam zgjedhur një rrugë tjetër për të depërtuar në tregun muzikor shqiptar. Emocionin që të fal publiku dhe skena më bën të ndjehem një artiste, jo një klip edhe pse shumë shpejt mund të shfaqem me një klip. Skena për mua është e shenjtë përtej çdo gjëje. Mund të them dhe këtë që shpenzimet e mija nëpër spektakle mund ti kenë kaluar shpenzimet për të realizuar një klip, por mos realizimi i klipeve ka qenë
thjeshtë një strategji e imja që në fillim!

Veç muzikës, shkollës çfarë bëhet me Oltën në jetën personale të pa ekspozuar ndaj mediave?

Të pa ekspozuar jo për faktin se unë e ruaj me fanatizëm, por sepse kam dashur që meritat e mija ti fitoj në mënyrë profesionale dhe jo në bazë të lojërave apo shoë-ve mediatik në jetën personale. Mendoj se gjërat i kam lënë të rrjedhin siç duhet, dhe do të ndërhyjë aty ku unë mendoj se është mirë për ta bërë publike. Unë e kam thënë që jam e dashuruar dhe po jetoj një moment shumë të bukur, por për të rrëfyer detajet nuk ka ardhur momenti pasi mbi të gjitha ashtu si muzika që ngjit shkallët avash avash ashtu dhe lidhja ka nevojë për stadet e veta.

Cili është projekti i radhës?

Prej kohësh po punoj për një këngë të re në anglisht “Let me stay”! Risia është që vjen në anglisht dhe me një stil ndryshe nga këngë e tjera. Ndërkaq, një projekt tjetër është që  shumë shpejt do të sjell një remix të këngës me Erik Lloshin, ku pasohet me plane të shumta.

Shkrimi u botua në shkrimin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje