Që prej ditës së parë kur hyri në shtëpinë e Big Brother, Bledi dhe Olta e dinin që të dy, që nuk do shkonin mirë bashkë.
Gjatë javës mes tyre ka patur ironi, diskutime e debate. Edhe dita e sotme ishte e tillë.
Bledi i përmendi Oltës profesionin, duke thënë se ajo nuk është e aftë. Ai shtoi se Oltës ia japin skenarin dy javë para, dy javë të tjera kohë ia japin për ta mësuar dhe dy javë për ta interpretuar.
Olta reagoi me ton të ashpër dhe i tha Bledit që të mos e përmendë profesionin e saj.
Olta: Ti vetëm inteligjent nuk je
Bledi Mane: O Zot i madh, Teatri i kukullave të Durrësit ka ardhur për shfaqej në Kashar dhe shfaqja falas e nuk i vjen njeri!
Olta: Që studente më morën në Teatrin Kombëtar aq e talentuar isha. Kur të flasësh për profesionin tim kujdes pak!