Olta Gixhari largohet nga BBVIP, Luizi mundohet t'i ndryshojë mendjen: Rri moj burrneshë, nuk ke pse ikën

Olta Gixhari largohet nga BBVIP, Luizi mundohet t'i ndryshojë mendjen: Rri moj burrneshë, nuk ke pse ikën

Olta Gixhari me banorët e BBV

Moderatorja Arbana Osmani ka nisur mbrëmjen e sotme spektaklin Big Brother VIP duke dhënë njoftimin se të gjithë banorët kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi përveç Olta Gixharit.

Të gjithë u habitën kur Arbana Osmani tha se aktorja ka vendosur të lërë garën dhe të largohet nga ky reality shou pas shtyrjes së datës së finales së madhe.

“Ndonëse sot është 1 Prilli, kjo nuk është një gënjeshtër. Olta ka arsyet e saj” - tha Arbana.

Olta tha se shkak për këtë vendim është periudha e gjatë që ka qëndruar larg të birit. Ndërsa banorët e shtëpisë me në krye Luizin janë përpjekur t'i mbushin mendjen për të qëndruar.

Luizi: Rri moj burrneshë, nuk ke pse ikën, loja ime pa ty nuk ka kuptim.

Në shtëpinë e BBV u fut edhe djali i saj te cilin aktorja e takoi, por megjithatë ajo vendosi që të lërë shtëpinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'

Olta Gixhari ka lënë mbrëmjen e sotme gaën brenda shtëpisë së BBV Albania. Pas daljes Olta i kërkoi ndjesë publikut por edhe banorëve, duke theksuar se ajo që ndodhi brenda të mbetet aty, dhe të gjithë bashkë të nisin një njohe të re “pa mure.

“Unë doja ti kërkoja ndjesë kujtdo aty që kam lënduar pa ose me dashje. Dua t’i ftoj të gjithë tani që dolëm jashtë të nismim një njohje të re pa mure që na rrethojnë”, tha Olta.

Ndërkohë e pyetur nga Arbër Hajdari se kush do ta fitojë Big Brotherin, Olta duke qeshur tha se ajo tashmë dihet, duke nënkuptuar Luizin.

Arbri: Kush e fiton Big Brotherin?

Olta: Ajo dihet tashmë. Ja kam lënë vetë. Do ta përndjek gjatë gjithë jetës do e marr gjithmonë në telefon e do t’i them, ta lashë unë.

Ora 22:23
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV

Olta ka vendosur të heqë dorë nga gara e saj në Big Brother.  Vendimi i saj ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu.

Ajo ka shprehur mungesën e djalit dhe shpesh ka pasur gjendje të rënduar emocionale. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.

Pas kësaj Olta ka takuar të birin në dhomën e surprizave duke krijuar një moment plot emocione.

“Nuk më njeh, më ka harruar”, ishin fjalët e Oltës mes lotësh.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tea: 01/04/2023 22:28

    Produksioni “shpetoi” e Olten..! Sot Olta “u ndje” se ishte nene e nje femije te vogel .A nuk kishte alibi “me te mire” qe Olta te na “mbushte mendjen” neve pse ajo doli..!? Por njerzit nuk jane aq budallenj dhe keshtuqe kane te drejte te hamendesojne. A nuk thuhej neper portale per lojrat e Oltes me produksionin me fakte pa fund qe do te thoshte se Olta nuk e justifikonte fitoren !?,Pra “pazari” me produksionin nuk mund te ecte më dhe keshtu,produksioni “ka bindur” Olten qe te kerkoje te dale,se nuk mund te fitoje para popullaritetit te Luizit,te cilit nuk mund tia ndryshojme dot.

    Përgjigju
    • Wendy: 02/04/2023 11:49

      Tea, je shume e zonja per te shpikur teori konspirative! Bravo! Po ik o goce shiko jeten tende te mjere, mos u merr me Olten! Vazhdo shiko filma me kartona tek digitalb, ate bej! Olta e ka ne rregull jeten e saj, Po ti moj e mjere cfare ke?! Perderisa merresh me sajesa te tilla, kuptohet se sa e mjere dhe e trishte eshte jeta jote!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar 2025