Olta lë shtëpinë e "BB6",
e kënaqur për qëndrimin e saj

Olta lë shtëpinë e e kënaqur për qëndrimin e saj">
Surprizat në Big Brother vijuan mbrëmjen e së shtunës me mjaft të papritura. Shpendi u përlot me videon e vajzës së tij 18 muajshe, Lizës. Vajza nga Mati me banim në Londër largohet përfundimisht nga spektakli. Banorët u “takuan”, me të afërmit.



Olta largohet nga Big Brother

Mes surprizash, emocione të forta, dhe lotë mallëngjimi ka vijuar spektakli i së shtunës mbrëma në “Big Brother Albania 6” në ekranin e Top Channel. Një fillim spektakolar i show-ut u paralajmërua që në krye të herës nga prezantuesja Arbana Osmani. Banorët si gjithnjë të mbledhur në dhomën e ndenjes si zakonisht përpara se të fillojë spektakli kanë qenë së bashku, e ndërsa Arbana me opinionistin Arjan Konomi, komentuan krijimin e grupeve në shtëpi. Javën që shkoi, banorët e kanë kaluar përsëri duke bërë lojra në grupe, por nga ana tjetër një pjesë e tyre vazhdojnë të mbeten të pavendosur. Ajo që është e qartë është se në shtëpi janë dy grupe. Njëri ku bëjnë pjesë Anaidi, Joana dhe Elena të cilët duken se po përpiqen që të përfshijnë në grupin e tyre Viganin dhe Xhimin nga ana tjetër ndodhet Iliri, Olta dhe Elona të cilët duken se kërkojnë të kenë pranë tyre Shpendin dhe Edberin. Ajo që vihet re është se banorët nuk kanë shumë besim tek njëri-tjetri dhe më të pavendosurit janë pikërisht, Shpendi, Edberi, Vigani, Xhimi dhe Eldora e cila në përgjithësi ruan marrëdhënie të mira me të dy grupet. Arian Konomi komentoi grupet duke thënë se grupi i Anaidit është i drejtuar dhe i krijuar nga ai, por tashmë i duket se një pjesë nuk po i bindet, Vigani dhe Edberi. Ndërsa për grupin tjetër opinionisti tha se i duket një grup më i natyrshëm dhe në mbrojtje. Pas komenteve Arbana përshëndeti banorët në shtëpi ku u tha “mirëmbrëma”, ndërkohë që në shtëpi vendoset muzikë. Banorët të cilët kanë marrë pozicione më përpara fillojnë të kërcejnë “Harlem shake”. Në këtë mënyrë fillimi i spektaklit të sotëm bëhet shumë ndryshe nga zakonisht ku për pak çaste banorët kërcejnë si “të çmendur”. Pas kërcimit Arbana fillon të pyesë banorët se si ia kanë kaluar këtë javë në shtëpi. Ashtu si javën e kaluar, edhe këtë javë banorët kanë marrë indikacione të reja për sekretet e tyre. Pjesa më e madhe e sekreteve nuk janë zbuluar ende dhe të gjithë banorët janë të lirë që në çdo moment të shkojnë në dhomën e sekreteve dhe të thonë idetë e tyre për sekretin që mendojnë se kanë zbuluar, pavarësisht indikacioneve që jepen. E ndërsa për Oltën ka qenë emocion më i fortë pasi i është komunikuar largimi nga shtëpia e Big Brother, duke hequr dorë nga ëndrra e madhe.

Anaidi zbulon sekretin e Joanës që ka 100 palë këpucë

Gjatë kësaj jave banorët kanë kaluar një sërë provash si dhe indikacione të reja janë futur në shtëpi, për sekretet që ata ende nuk i kanë zbuluar. Ndër to për banorët është futur një indikacion që ka të bëjë me sekretin e Edberit dhe Viganit që janë dy banorë në një konkurent të vetëm. Për të zbuluar këtë sekret banorët janë ndarë në çifte dhe kanë veshur një bluzë të përbashkët. Ata kanë vepruar si një banor i vetëm për një kohë të gjatë duke u ushqyer me njërën pjatë, duke pirë në të njëjtën gotë dhe duke bërë çdo veprim tjetër si një banor i vetëm. Ky indikacion ka qënë shumë argëtues për banorët të cilët kanë qeshur me njëri-tjetrin. Xhimi dhe Shpendi kanë qënë një çift dhe banorët kanë qeshur duke i ngacmuar vazhdimisht me shaka. Pas mbylljes së lidhjes me shtëpinë, për publikun shfaqet një klip ku banorët zhvillojnë provën e indikacionit që ka të bëjë me sekretin e Edberit dhe Viganit. Ata kanë hamendësuar, por deri tani askush prej tyre nuk ka zbuluar ende këtë sekret. Banorët kanë të drejtë të zbulojnë sekretet e tyre dhe pas indikacioneve edhe për sekretet që nuk kanë ende indikacione. Këtë herë Anaidi ka guxuar përsëri të shkojë në dhomën e sekreteve dhe ka arritur të zbulojë sekretin e Joanës që ka njëqind palë këpucë në garderobën e saj, e kush tjetër përveccse saj për të cilën ka kontribuar padyshim dhe i dashuri shumë vjeçarë, Jani. Pas zbulimit të këtij sekreti Anaidi tashmë ka në llogarinë e tij 4.5 milionë lekë.




“Mysafirët” në shtëpinë e Big Brother

Mjaft mysafirë, miqë të ngushtë, komshijë apo të afërm kanë qenë disa nga të ftuarit që iu janë prezantuar konkurrentëve të Big Brother, duke i emocionuar së tepërmi ato. Shoku i ngushtë i Anaidit ka qenë një prej të parëve prezantuar gjatë mbrëmjes, më pas ka qenë Edberi ai që ka parë në një video një nga shokët e tij më të afërt, po ashtu dhe Viganit i është ofruar kushëriri, dhe Elodorës një nga mikeshat e saj të ngushta, ish-komshija, mikeshë e përbashkët e saj dhe vëllait të Eldorës. Oltës i është prezantuar në një video monitor, vëllai, për të cilën mbeti mjaft e kënaqur që e pa. Vetoni ka qenë një mysafir për Shpendin. Tezja e Elonës, ka qenë një tjetër mysafire. Xhimit i është prezantuar kushëriri Rimi, Ilirit Dumja, një mik i tij e ndërsa shuëm surprizuese ka qenë për Jonanën mikesha e saj e fëmijërisë Teuta. Banorët janë porositur në mënyrë të veçantë nga Arbana në lidhje me këto lloj sekretesh.



Shpendi përlotet për vajzën e tij Liza, 18 muajshme

Shpendi është një nga banorët që shpeshherë ka treguar maturi gjatë debateve të ndryshme të banorëve. Ai është jo vetëm një person shumë i matur, por edhe një baba i mirë. Këtë Shpendi e ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi ku ka treguar shpesh për vajzën e tij, Lizën. Përpara pak ditësh Liza bëri 18 muaj dhe Shpendi me ndihmën e Elonës i bëri asaj një dhuratë. Vëllai i madh ka vendosur që këtë herë t’i bëjë një surprizë shumë të këndshme Shpendit.
Pasi Shpendi u ftua të shkojë në dhomën e surprizave dhe aty filloi të flasë për vajzën e tij duke thënë se është gjëja që i ka munguar më shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Arbana e ftoi të shihte një klip ku ai ka folur në dhomën e rrëfimit për vajzën e tij. Klipin e shohin edhe banorët e tjerë që ndodhen në dhomën e ndenjes. Shpendi në klip tregoi se sa të vështirë e ka me vajzën pasi ajo jeton me ish-bashkëshorten e tij dhe ndër të tjera thotë se momenti që ndahet nga takimet me vajzën, është momenti më i vështirë për të.
Më pas Shpendi sheh një klip me fotografi të vajzës së tij dhe pas klipit falënderoi stafin, por surpriza e tij nuk ka mbaruar. Një tjetër klip shfaqet për të. Këtë herë Liza e vogël shfaqet duke luajtur, përshëndetur dhe duke thënë “baba”. Shpendi përlotet dhe banorët e tjerë duken të emocionuar duke parë vajzën e vogël të Shpendit. Liza shfaqet në fund të klipit me fustanin që Shpendi ia bëri dhuratë, me ndihmën e Elonës si stiliste. Së fundmi për shpendin ka mbërritur një dhuratë. Këtë herë Liza i bën një dhuratë babai të saj, që është një bluzë me fotografinë e atyre të dyve të stampuar mbi të. Shpendi falënderon Big Brother për këtë surprizë të këndshme dhe më pas kthehet në dhomën e ndenjes duke e ndarë emocionin e tij me banorët e tjerë që e presin me urime për vajzën e vogël.

“Dinamikat” e javës sjellin kritika të ashpra për banorët, debate dhe sqarime

Në fillim Joana ka pasur një përplasje me Edberin i cili i thotë se ajo është munduar që ta përdorë për planet e saj, por ai nuk ka për ta lejuar një gjë të tillë. Joana nga ana tjetër nuk e pranoi një gjë të tillë. Më pas opinionisti pyeti Joanën për inskenimet e lojrave që ajo ka bërë së bashku me Anaidin. Joana e pranoi këtë gjë dhe teksa ajo filloi të flasë ndërhyn edhe Anaidi i cili thotë se këtë e bëri për të vënë në lëvizje banorët e tjerë dhe për të parë reagimet e tyre, e ndërsa Anaidi përpiqet të tregojë me detaje atë që ka dashur të bëjë, has në kritika të forta nga ana e opinionistit i cili i thotë se ai është aty për të bërë lojën e tij dhe jo për të bërë “skenare telenovelash”. “Përgëzoj Viganin dhe Edberin që janë mbrojtur duke mos rënë pre e lojës suaj” u shpreh Arjani. Kritika të ashpra erdhën edhe për Xhimin i cili është konfliktuar me banorët shpesh për kuzhinën dhe gatimin duke e konsideruar në një farë mënyre kuzhinën si “të tijën”. Xhimi u mbrojt duke thënë se ai nuk kaq asgjë kundër banorëve, por banorët janë ata që janë kapur shpesh me të për gatimin. Opinionisti e kritikoi rëndë Xhimin për shakatë e tij të tepruar me ushqimin. “Xhimi më ke zhgënjyer” i tha Ariani dhe më pas shtoi “nga veprimi yt mendoj se je pa personalitet”. Xhimi preket, por opinionisti i tha se ai nuk ka pse të sillet në atë mënyrë duke përzier me ushqimin produkte të tjera vetëm për shaka dhe pse e ka vlerësuar kjo ka bërë që të ndryshojë mendim për të. Zënkat mes Joanës dhe Elonës janë një tjetër ngjarje që diskutohet ku Joana mbrohet duke përdorur argumentet se Elona e ka ofenduar edhe pse kjo ka ndodhur në javën e kaluar. Elona nga ana e saj e nis fjalën duke thënë se kërkon falje për ofendimet me fjalë banale, kundër Joanës, por pranoi se një pjesë të ofendimeve jo vetëm i mendon, por është e bindur se janë të vërteta. Ka qenë dhe Anaidi ai që nuk e ka pëlqyer këtë koment të Elonës drejtuar Joanës, duke i kujtuar vajzës që të flasë mbi jetën e saj tepër diskrete, brenda shtëpisë së Big Brother, duke lënë teleshikuesit të hamendësojnë për një lesbike të mundshme. Edhe Olta e Xhimi akuzojnë njëri-tjetrin për prishjen e marrëdhënieve të tyre. Kështu klipi i dinamikave të javës sjellin diskutime të gjata në Big Brother duke përfshirë këtu debate, kritika, falje e sqarime.

Redaksia Online
(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë