Omicron prek nxënësit dhe mësuesit në Shkodër, mjekja: Piku i infektimeve, më mirë që mbyllën shkollat

Situata e infektimeve me virusin COVID-19 në Shkodër paraqitet e rënduar, duke arritur kulmin me 200 raste pozitive në ditë.

"Mund të flasim për një situatë epidemiologjike tepër dinamike, kryesisht Janari. Vihet re rritja e kurbës së sëmundshmëri, jo vetëm e patogjenit të ri Omicron por edhe të gripit, virozave. Deri të hënën në rrethin e Shkodrës ka pasur rritje që ka arritur kulmin 207 raste. Nga dita e hënë ka një rënie të lehtë të kurbës (incidences) që ka të bëjë me numrin e të infektuarve me Omicron".

Omicron ka prekur kryesisht fëmijët e moshës 7 deri në 14 vjeç, ndaj epidemiologia përshëndet vendimin e ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat nga data 24 deri më 26 janar.

"Sigurisht janë të prekur kryesisht fëmijët 7 deri 14 vjeç por kryesish janë të rinjtë, por kemi dhe raste të grave shtatzënë. Ka pasur ndikim fakti se institucionet arsimore kanë qenë të hapura dhe ka ndikuar për shkak të kontaktet e ngushta. Duhet të ketë qenë kjo arsyeja e përhapjes së omicron. Është marrë masa për mbylljen e shkolla dhe është bërë shumë mirë se filloi të rritej shumë numri i nxënësve dhe mësuesve të infektuar".

Varianti i ri i Covid-19 ka prekur masivisht edhe personat e vaksinuar.

"Po raporti është 40 për qind të rasteve të të vaksinuar kanë rezultuar pozitiv me Covid. Omicron ka transmetueshmëri të lartë por janë me simptoma të lehta".

Shkodra është një ndër qarqet me numrin më të lartë të infektimeve në vend.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë