TIRANE- Ultra-nacionalistët grekë vazhdojnë të ëndërrojnë për "Vorio Epirin". Më 10 maj, drejtues të organizatave ekstremiste të Greqisë vërshuan në Derviçan për të festuar 100 vjetorin e ditës së shpalljes së Autonomisë së "Vorio Epirit" nga Shqipëria. Ata, në objektin e Komunës së Dropullit të Sipërm ngritën përmendoren që përkujton datën kur me fuqinë e bajonetave të ushtrisë greke, gjatë Luftës së Parë Botërore, u shpall Qeveria e Përkohshme e Vorio Epirit. Gjithsesi, shumica e popullsisë së minoritetit e bojkotoi aktivitetin të organizuar nga shtetas grek të ardhur nga Athina dhe Selaniku me autobuz.

Po kështu ky aktivitet ultra-nacionalist është bojkotuar edhe nga drejtuesit e Omonias. Këtë e kanë bërë të ditur vetë nacionalistët pjesëmarrës së shoqatës SFEVA (ΣΦΕΒΑ), të cilët në faqen e tyre në internet janë ankuar për këtë mungesë të drejtuesve të Omonias. “Fatkeqësisht në këtë përkujtimore nuk kanë marrë pjesë asnjë prej drejtuesve të Omonoias, por edhe pjesë të tjera të kësaj organizate”, shkruhet tek faqja zyrtare e SFEVA.

Gjithsesi duket se ultra-nacionalisët grekë kanë marrë zemër nga mosveprimi i  organeve të shtetit shqiptar që i  kanë lejuar të festojnë krijimin e një organi që kërkonte copëzimin e Shqipërisë, sepse kjo ka qenë hera e dytë që kanë bërë diçka të tillë. “Është hera e parë që këtë vit arrijmë të organizojmë një eveniment të tillë Brenda në "Vorio Epirin" e përgjakur. Kjo na jep shpresë se me ndihmën e Zotit, lufta jonë në fund do të fitohet”, shkrujanë në faqen e tyre në internet utra-nacionalistët grekë.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)