‘Onkologjiku’ në hetim, Report Tv në pavion, pacientët në radhë për shërbim! Një e sëmurë në spital për herë të parë: Mungon ilaçi (Bari Phesgo edhe në dosje)

Një ditë pas zbulimit të abuzimit me pacientët dhe me ilaçet nga disa mjekë, në Spitalin Onkologjik në QSUT puna vijon normalist. Që herët në mëngjes, pa shkuar ora 08.00, gjen të sëmurë në radhë për të marrë shërbim. Në sinkron, pacientët thonë se disa të korruptuar nuk mund të bëjnë pis bluzën e profesionistëve të tjerë.

“Nuk përfaqësojnë mjekësin, e infermierët ata njerëz. Janë pesë , ata ikën dhe të tjerët janë në shërbim të njerëzve, dhe nuk mund të baltosim bluzat e bardha”, tha një paciente.

“Mua më kanë shërbyer tamam”, tha një tjetër.

“Unë personalisht kam qenë e kënaqur, nuk kam pasur asnjë gjë sa i takon pagesave apo gjërave të tjera”, përfundoj një tjetër.

Kanë ndjekur në media publikimet për zbulimet e prokurorisë së Tiranës se si mjeku Edmond Gashi linte pas shërbim të sëmurët në shtet për t’i trajtuar në klinikën e tij private, dhe thonë se ndëshkimi duhet të jetë maksimal.

“Ata që i kanë bërë ato, le ta vuajnë në kurriz”, tha një pacientë.

“Është shumë e tmerrshme”, tha një tjetër.

“Na duket e keqe shumë, pse t’na çojnë në privat kur kemi shtetërorin, është e padrejtë”.

“Vij nga Amerika, këtu për çdo gjë duhet të paguash”.

Mes pacientëve që ende marrin shërbim tek Onkologjiku, gjejmë edhe një zonjë që thotë se është detyruar t’i drejtohet edhe privatit.

“Skanerin e parë e bëra në privat, se nuk priste puna, ndërsa të dytin këtu kur u bëra operim”.

Ata që përballen e kanë për herë të parë me Spitalin Onkologjik, ndihen të zhgënjyer nga shërbimi që gjejnë, siç është rasti i kësaj vajze të re e cila sapo është diagnostifikuar me tumor në gji.

“Më falni, sot është jeta ime në dorë dhe më mungon ilaçi kryesor Phesgo, që është me dy përbërës. Mjekët më thanë do marrësh medikament zëvendësues, Herceptinën.

Në fakt, i njëjti ilaç që të sëmurës i është thënë se mungon, Phesgo, përmendet edhe në dosjen e prokurorisë në përgjime telefonike mes kryeinfermierit të Onkologjikut dhe një mjekeje, të dy pa masë sigurie, e cila i ankohet përse mungon ilaçi.

Mjekja: Unë para disa ditësh kisha një pacient me Phesgo dhe të kam pyetur në telefon a ka Phesgo, dhe më ke thënë jo. Tani doktori më bën fjalë dhe më thotë që ka Loading Doze. Ti pse s’na i jep këto informacione. Unë isha në prezencë të familjarit, madje isha gati t’i thosha që ta blinte.

Mjeku Edmond Gashi është duke u hetuar në masë arresti shtëpie, ndërsa mjekja Alketa Pere, koordinatori Emiljano Lela, zv. drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi, po hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

K.T./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hë se: 27/06/2024 03:51

    Shikoni në rrethet e vendit nga ku pacientët diagnostikohen me tumor dhe u rekomandohej të shkonin tek këto doktorë. Ata mund të mos kishin tumor por sistemi i mashtrimit është i përhapur e rrjetëzuar në gjithë vendin ku secili merr pjesën e vet .

    Përgjigju
  • Po mër po: 27/06/2024 03:41

    Tani këta kishin krijuar sistem mashtrimi aty. Po me diagnozat mashtronin? Ju thonin pacientëve ke tumor kur ata nuk kishin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Magjistari' Xhaka, la në hije të gjithë futbollistët e Italisë

'Magjistari' Xhaka, la në hije të gjithë futbollistët e Italisë