'Onkologjiku!' Nisma e qeverisë: Mjekët me shkelje nxirren jashtë sistemit edhe nëse i shpëtojnë burgut

Abuzimin e disa mjekëve të Onkologjikut me shërbimin ndaj pacientëve dhe e nxjerrjen e ilaçeve jashtë spitalit për t’i shitur në farmaci, qeveria shqiptare synon ta godasë me forcën e ligjit.

Përveç Prokurorisë së Tiranës që po heton mjekët dhe stafin e përfshirë në skemën korruptive, qeveria ka gati ndryshimet ligjore për të rritur ndëshkimin ndaj bluzave të bardha, në rast se abuzojnë me detyrën.

“Do të bëjmë amendime në ligjin për “urdhrin e mjekut”, për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë çdokënd që e trajton jetën si një mall shumice në tregun e lirë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Në aspektin penal lirohet nga akuzat për shembull, por kjo nuk duhet ta lejojë të ushtrojë profesionin në shëndetësi nëse është provuar shkelja administrative por jo penale”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Pas mbledhjes së qeverisë, dy ministrat e Shëndetësisë dhe Drejtësisë,  theksuan se korrupsioni është vija e kuqe ndarëve mes interesit publik dhe atyre që abuzojnë me detyrën duke lajmëruar se njëkohësisht me prokurorinë, ka nisur edhe një hetim administrativ për Spitalin Onkologjik.

“Hetimi administrativ do të bëjë të mundur ridemonsionim të shërbimit të onkologjikut”, tha Koçiu.

“Në Janar korrik 2023 ka pasur një plan të qartë masash për një hetim administrativ në QSUT me fokus të veçantë spitalin onkologjik nga drejtoria anti-korrupsion dhe ky hetim administrativ vazhdon”, tha Manja.

“S’do lejojmë në asnjë rast banditë me bluza të bardha të njollosin sistemin” – theksoi ministri.

G.M./A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?