Onufri” hap dyert më 20 dhjetor
vjen i kuruar nga Gaetano Centrone

Onufri” hap dyert më 20 dhjetor<br />vjen i kuruar nga Gaetano Centrone<br>
Edicioni i 23-të i Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri” do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve më 20 Dhjetor. E kuruar nga Gaetano Centrone, kjo ekspozitë e madhe e veprave të artit, titullohet “Au fil du temps - Kujtesë kolektive, kujtime personale.”

Ekspozita ofron një itinerar ekspozues që zhvillohet në dhomat dhe ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Janë dhjetë artistë pjesëmarrës, që vijnë nga gjashtë vende; të gjithë të lindur në vitet '70 dhe '80 dhe me një cv të pasur ndërkombëtare: Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, Calixto Ramírez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro.

“Kuratori Centrone përpiqet, me aq sa është e mundur, për të gjetur një emërues të përbashkët që bashkon përvojën e shumicës mes artistëve shqiptarë, sepse filloi prej tyre në këtë hulumtim që dëshiron të jetë aktual dhe ndërkombëtar.

Pas shumë studimesh ai doli në konkluzionin se Historia mbizotëron në punën e tyre. Por kuratori nuk ka qëllim të ndërtojë një ekspozitë politike (kjo nuk është në planet e tij) duke qenë se ka një dallim të madh mes elementit kulturor dhe atij socio-politik”,
njofton Galeria Kombëtare e Arteve.

Ndërsa sipas konceptit të kuratorit faktori kohë në këtë ekspozitë arti bëhet një element qendror.

“Mënyra se si koha gërryen në kokat tona dhe çfarë mbetet e konsiderohet ex post. Dallimi midis kujtesës kolektive dhe kujtesës personale është shumë i paqartë, më shumë se sa mund të mendohet. Dhe po ashtu dallimi mes njëjësit dhe shumësit është më kompleks se sa mund të mendohet.

Ekziston një apo shumë kujtime kolektive? Dhe kush i formon ato? Dhe sa kujtime personale preken nga ngjarjet e historisë? Është e panevojshme të mohohet se në këtë pjesë të botës ngjarjet historike kanë hyrë shumë në jetën e popujve”,
shprehet Gaetano Centrone.

Për zgjedhjen e titullit kuratorët kanë kërkuar një shprehje të mrekullueshme të gjuhës frënge: au fil du temps, në hapin e kohës.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër