Në një deklaratë të Këshillit Ekzekutiv të OPCW-së ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm Ahmet Üzümcü njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar të kontribuojnë, me një teknologji shkatërrimi, mbështetje të plotë operacionale dhe të financimit për të neutralizuar kimikatet siriane prioritare, të cilat parashikohet të hiqen nga vendi deri më 31 dhjetor.
Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se operacionet e neutralizimit do të kryhen në një anije amerikane në det duke përdorur hidrolizën. Aktualisht, një anije e përshtatshme detare është duke kaluar e duke u bërë gati për të mbështetur operacionet dhe për të akomoduar aktivitete të verifikimit nga OPCW-ja.
Sa i përket shkatërrimit të inventarit të kimikateve të tjera, duke përfshirë edhe ato të zakonshmet industriale, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme, Drejtori i Përgjithshëm tha se OPCW-ja ka marrë deri tani 35 shprehje interesi nga shoqëritë tregtare, të cilat tani do t’i nënshtrohen vlerësimit.
Organizata tha se është në fazën paraprake për të konstatuar vlefshmërinë e kompanive të përshtatshme kandidate. Ajo ftoi Shtetet Anëtare që të marrin në konsideratë sigurimin e kontributeve në natyrë nga kompanitë kontraktuese për të kryer aktivitetet e shkatërrimit.
Redaksia onlnine
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com