‘Open Balkan’, deputeti gjerman: I mbështesim nismat rajonale, e rëndësishme të jetë vazhdimësi e Procesit të Berlinit

 

Deputeti gjerman Peter Beyer ka thënë se i mbështesin iniciativat që kanë si fokus kryesor bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Ai theksoi se ‘Open Balkan’ duhet të jetë vijimësi e Procesit të Berlinit dhe  të gjitha vendet pjesëmarrëse të kenë pozita të barabarta.

“Në bazë të bisedave të mia jo vetëm gjatë ditëve të fundit në Tiranë, por edhe gjatë bisedave me miqtë e mi përtej atlantikut mendoj se nëse nisma Ballkani i haur bëhet me transparencë me një thelb të qartë dhe pozita të barabarta mund të sjellë përparim pasi bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, kjo është një gjë që ne duam ta mbështesim gjithmonë nëse zhvillohet në mënyrën e duhur në vijimësi si të Procesit të Berlinit. Mendoj se është më mirë të jesh brenda procesit sesa jashtë, asnjë vend nuk duhet që të dominojë procesin e Ballkanit të Hapur, vendet duhet të jenë në pozita të barabarta”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Me Sali Berishën PD 'dyer të mbyllura' jo vetëm në SHBA, por edhe Evropë! CDU e bën të qartë: S'ka bashkëpunim me një 'non grata', s'dalim kundër amerikanëve


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille