'Open Ballkan' ishte një Rambuje e dytë për Serbinë

'Open Ballkan' ishte një Rambuje e dytë për Serbinë

Serbët, përsëri, gabuan, ose me saktë nuk u çliruan dot as këtë herë nga komplekset nacionaliste të së kaluarës! Serbët, patën një mundësi të artë për ta në lidhje me "Open Ballkan", por, siç duket qartë, ata vazhdojnë të mbeten peng të mitologjisë së kaluar që, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një përrallë e bukur e shpikur nga vetë ata, një realitet i falsifikuar dhe i manipuluar, dhe e treguar kaq shumë herë sa, për të keq, është bërë e besueshme e, thuajse, reale. Falsifikatorëve serbë ju ka ndodhur si atij gënjeshtarit të madh që genjeu aq shumë sa nuk i mbajti më memoria e gënjeu edhe vetën me gënjeshtra e tij. Miti i Kosovës, për ta, është një gënjeshtër e madhe e me kalimin e kohës duket sikur është e besueshme, sepse, tashmë, është harruar gjeneza e saj e saj e jetohet vetëm me iluzione.

Të gjithë e kemi kritikuar kryeministrin Rama në lidhje me iniciativën e "Open Ballkan", por, siç duket, ai paska qenë një hap para të gjithëve. Rama paskan qenë i bindur, se serbët do te dështonin me këtë iniciativë, ashtu siç deshtuan me Rambujen.

Tani letrat janë në dorën e kryeministrit të Shqipërisë!

Po kush janë efektet, që mund të këtë tani e mbrapa iniciativa e "Open Ballkan"?

1. Nxjerrë jashtë loje dhe mund ta izolojë akoma më shumë Serbinë në Ballkan;

2. Serbia nuk ka më asnjë mundësi të dalë kundër një nisme të tillë, duke qenë se e ka mbështetur që në fillim. Kështu, këtë nismë, mund ta çojnë në një proces shumë më të fortë Shqipëria e Kosova, siç e theksoj kryeministri Kurti, për mundësinë reale të një tregu të unifikuar

3. Janë mundësitë reale në kuadër edhe të proceseve të rajonit, Kosova e Shqipëria të bëjnë hapa të rëndësishëm në bashkimin ekonomik që, në fakt, nuk përjashton as atë politik. S'ka bashkim ekonomik, pa bashkim politik dhe ky i fundit pa atë ekonomik është jetëshkurtër dhe pa rezultat

4. "Open Ballkan" ka shumë gjasa të kthehet në "Albanian Union" dhe kjo pasur parasysh se, tashmë, mund të jetë një iniciativë ekskluzive mes shqiptarëve

5. Serbia e humbi një mundësi të artë me "Open Ballkan", dhe këtë e bëri për faktin, se nuk çlirohet dot nga e kaluara e trilluar dhe propaganduar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë